Testet/Rama: As në këtë botë dhe as në tjetrën nuk marr mendjen e Lulit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur sërish opozitës lidhur me kërkesën e saj se në luftën ndaj koronavirusit shqiptarëve iu duhen bërë teste.

Rama theksoi se ai nuk do të marrë mendjen e Partisë Demokratike as në këtë botë dhe as në tjetrën për të vendosur nëse do të bëjë teste për të verifikuar nëse shqiptarët janë të infektuar me koronavirus.

Përgjigjja erdhi pas pyetjes së një qytetari me emrin Ndrecë, i cili u shpreh i pakënaqur nga masat e marra nga qeveria.

Sipas Ramës nëse komiteti i ekspertëve do të kërkonte se duhen 2 mijë teste në ditë do kishim 2 mijë teste në ditë apo dhe 3 mijë e 5 mijë.

I morëm masat të forta si në pak vende të tjera. Prandaj jemi këtu sot, prandaj nuk duhet të lëshojmë por të rezistojmë që të dalim kryelartë nga kjo histori.

Sot partia e Ndrecës kishte dalë dhe thoshte që unë paskam gënjyer që kemi 2 mijë teste, kjo është kulmi. Jemi në një fazë ku ka një mungesë të madhe vëmendje edhe për të lexuar gjërat që thuhen. Unë kam thënë testet janë çështje e komitetit teknik të ekspertëve, nuk janë çështje e politikës, nuk janë çështje e  qeverisë e lëre më çështje e PD-së. 7X7, 42.

Nuk mund të jenë. Kurrë, as në këtë botë e as në tjetrën nuk mund të marrim kurrë mendjen e PD-së për teste, kurrë. Kjo është strategji e përcaktuara nga komiteti teknik i ekspertëve, ne do e zbatojmë.

 Nëse komiteti i ekspertëve do na thoshte që na duhen 2 mijë teste në ditë do kishim 2 mijë teste në ditë, 3 mijë, 3 mijë. Në këtë rrugë nuk kemi hyrë qorrazi dhe unë nuk kam hyrë të dalë ku të dalë, jam përgatitur për gjithçka. Në çdo moment që do të duhet diçka, Shqipërisë dhe shqiptarëve nuk do t’u mungojë edhe sikur të jetë prapë diellit sot që flasim.

Për fat të mirë deri sot nuk na mungon asgjë. Natyrisht na mungon sensi i mirëkuptimit dhe sensi logjik i atyre që i thonë vetes opozitës. Vazhdojnë të njëjtin avaz të vjetër, athua se këtu nuk jemi në një luftë apo në një përplasje me një armik të padukshëm, por a thua se jemi në kohën e historive që nuk po ua kujtoj se i përkasin një periudhe paqeje dhe një periudhe kur krijoheshin artificialisht përplasjet. Jemi në një konflikt fatal”, theksoi Rama.

Lexo edhe :  ”The Standard”: Pse Tirana e bukur duhet të jetë pushimi juaj kulturor i radhës

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV