Presidenti Donald Trump fajëson OBSH-në se ka vlerësuar çdo aspekt rreth pandemisë së koronavirusit gabim dhe kërcënon se do të tërheqë çdo fond të SHBA-ve kundrejt organizatës ndërkombëtare.
Trump akuzon se OBSH-ja nuk e lajmëroi botën në kohë rreth rrezikut që paraqiste COVID-19.
“Ata duhet te kishin reaguar muaj me parë. Ata duhet ta dinin dhe me siguri e kane ditur. Ne do të vrojtojmë situatën dhe do të ndalojmë çdo para nga buxheti jonë që shkon drejt OBSH”.
I pyetur nga gazetarët nëse ishte një ide e mirë të ndalonte fondet kundrejt OBSH në një kohë pandemie globale, Trump tha: “Nuk po them që do e bëj. Do vlerësojmë situatën dhe konsiderojmë ndalimin e fondeve”
SHBA është kontribuuesi më i madh në buxhetin e OBSH-së. Propozimi i presidentit për buxhetin e vitit 2021 parashikonte përgjysmim të donacioneve kundrejt Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga $122 milion ne $58 milion.
Trump pretendon se OBSH-ja ka qenë shumë subjektive në gjykimin kundrejt Kinës. OBSH-ja ka kritikuar masat e marra nga SHBA-të për kufizimin e fluturimeve nga Kina si dhe ka neglizhuar seriozitetin e pandemisë në Wuhan, kryeqytetin e provincës kineze të Hubei nga i cili lindi virusi. Trump shton se OBSH-ja ka pasur informacion rreth virusit shumë më herët dhe ka gabuar në shumë vendime që ka marrë, duke favorizuar Kinën.
Deklaratat e fuqishme të Trump vijnë në mes të një vale kritikash te konservatorëve që akuzojnë OBSH-në për keqmenaxhim te situatës dhe lejimin e katastrofave për shumë shtete qe u gjendën të papërgatitur ndaj shpërthimit të COVID-19
Javën që shkoi Inteligjenca Amerikane zbuloi disa raporte sipas të cilave Kina ka raportuar më pak raste të koronavirusit siç ishin realisht.
Senatorja Martha McSally kërkoi publikisht dorëheqjen e kreut të OBSH-së, Tedros Adhanom dhe akuzoi OBSH-në për fshehje të gjendjes reale të pandemisë në Kinë.
Burimi: Thehill, Përshtati: Fjala.al