Boris Johnson del nga terapia intensive, por vijon të qëndrojë i shtruar në spital

Kryeministri britanik, Boris Johnson, ka dalë nga terapia intensive. Mësohet se gjendja shëndetësore e Johnson është përmirësuar pas tre ditëve në terapi intensive. Ai vijon të jetë i shtruar në spitalin St Thomas’ dhe po monitorohet nga mjekët.

Johnson përfundoi në terapi intensive, për shkak se kishte simptoma të vazhdueshme të koronavirusit, kollë dhe temperaturë të lartë, e cila nuk po ulej. Johnson u trajtua me oksigjen, por nuk pati nevojë t’i nënshtrohet intubimit.

Ditën e sotme në Mbretërinë e Bashkuar, kanë humbur jetën 881 persona, si pasojë e koronavirusit, duke e çuar numrin total të fataliteteve në 7,978./ Fjala.al