Kosova raporton 224 të infektuar me koronavirusin, Covid-19 dhe 6 viktima që nga momenti kur u diagnostikuan rastet e para më 13 mars. Komuna më e prekur paraqitet Malisheva e cila regjistron 66 raste.
Sipas të dhënave të publikuara nga Zv.Ministri i Shëndetësisë, Faik Hoti rezulton se grupmoshat më të prekura janë 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç. Ndërsa më të prekur paraqiten meshkujt me një rrezikshmëri prej 54%.
Qeveria e Kosovës ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, por gjithashtu u ka kërkuar qytetarëve të mbajnë një higjenë maksimale.
• Pozitiv kanë rezultuar 224 raste (35 prej tyre nga komunat në veri të Kosovës: Mitrovicës, Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok)
• Të vdekur: 6 persona
• Të shëruar: 37
• Raste aktive 181
• Shkalla e vdekshmërisë: 2.6%
• Të kontaktuar dhe nën mbikëqyrje 3882 raste.
• Kategoria më e infektuar janë grupmoshat 20-29 vjeç dhe 30-39 vjeç.
• Kategoria që ka pasur më së shumti nevojë për trajtim spitalor janë grupmosha mbi 70 vjeçare.
• Meshkujt janë më shumë të prekur se sa femrat: 54% kundrejt 46%.
• Komuna më e prekur: Malisheva me 66 raste.
• Në tre ditët e fundit ka pasur tendencë të një rritjeje më te theksuar të rasteve pozitive.
• Me këto shifra, Kosova është brenda skenarit të mesëm epidemiologjik për Covid-19