Presidenti Trump më parë gjatë një deklarate tha se ndërsa temperaturat do të rriten në Shtetet e Bashkuara, koronavirusi Covid-19 do të zhduket.
Shkencëtarët të cilët janë duke studiuar koronavirusin e ri, Covid-19, i dërguan letër Shtëpisë së Bardhë ku i shpjegojnë se ngritja e temperaturave nuk do të largojë koronavirusin.
Ekspertët nga Akademia Kombëtare e Shkencave thanë se ende nuk është e qartë nëse përhapja e virusit do të ngadalësohet në mot të ngrohtë, dhe shtoi se ndryshimet në temperaturë mund të mos sjellin ndryshime kur shumica e vendit nuk është imune ndaj COVID-19, raportoi CNN.
“Ekzistojnë disa teori që thonë se transmetimi i koronavirusit mund të jetë më i ulët ndërsa temeperaturat do të rriten. Sidoqoftë, duke pasur parasysh mungesën e imunitetit globalisht, kjo ulje e efikasitetit të transmisionit nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjeve. “thuhet në letër.