Elbasan/ Gjendet i i pajetë në banesë i riu, dyshimet e para (emri)

Një 38-vjeçar është gjendur i pajetë në shtëpinë e tij në qytetin e Elbasanit. Mësohet se viktima është shtetasi Leonard Murrizi.

Ai jetonte i vetëm në banesën e tij dhe trupi i pajetë është gjetur në divan nga të afërmit në lagjen “Beqir Dardha”, në katin e pestë të një pallati.

Paraprakisht dyshohet të ketë ndërruar jetë si pasojë e Infraktit, ndërsa kanë qenë familjarët ata që kanë ngritur alarmin pasi 38-vjeçari, pasi Murrizi nuk iu ishte përgjigjur telefonatave të tyre.

Familjarët njoftuan policinë e më pas është dashur ndërhyjra e Shërbimit Zjarrëfikës, për të hapur derën e banesës. Për herë të fundit ai kishte kontaktuar me familjarët e tij gjatë mesditës së djeshme.

38-vjeçari ishte i martuar dhe baba i tre fëmijëve, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes së tij jetonin në Greqi./Fjala.al/