I dyshuari me koronavirus iu arratiset mjekëve, ata e ndjekin këmba-këmbës-VIDEO

Një person i dyshuar se ishte infektuar me koronavirus iu ka shpëtuar ekipit mjekësor dhe ka nisur të vrapojë. Ndërkaq, mjekët gjithashtu e kanë ndjekur këmba-këmbës.

Ata arrijnë ta kapin pacientin, i cili u shtrua në spital. Ai i është nënshtruar analizave dhe priten rezultatet nëse ai është i infektuar nga koronavirusi apo jo.

Incidenti ndodhi në Arzamas të rajonit Nizhny Novgorod në Rusi.