Kina i del në mbrojte OBSH-së pas kritikave të SHBA-ve dhe Gjermanisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Qeveria kineze ka hedhur poshtë pretendimet “e padrejta” se ka tentuar “të fshehë” shpërthimin e koronavirusit në qytetin Vuhan.

Zhao Lijian, zëdhënës i ministrisë së Jashtme, ka thënë se Kina ka qenë “e hapur, transparente dhe e përgjegjshme” në informimin e botës rreth pandemisë.

Ai ka thënë se “ka kaluar pak kohë derisa kemi kuptuar” për virusin, i cili zyrtarisht është vërejtur në Vuhan, në provincën Hubei në fund të vitit të kaluar.

Ka shumë zëra se Kina ka fshehur shkallën e madje edhe ekzistencën e virusit në fazat e para.

Të mërkurën, Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka akuzuar Kinën se nuk ka qenë transparente për shkallën e shpërthimit në Vuhan.

Të enjten, Lijian ka thënë se virusi mund të mos ketë origjinën në Vuhan dhe se mund të ketë shpërthyer “në secilin qytet, shtet apo rajon të botës”.

Ai po ashtu e ka mbrojtur Organizatën Botërore të Shëndetësisë, pasi presidenti amerikan, Donald Trump e ka cilësuar si shumë “Kino-centrike”./rel

Të fundit

Masakra e terroristëve në Beslanit të Rusisë, akti tragjik me 385 të vrarë

1–3 Shtator 2004 Më 1 shtator 2004, në ditën e parë të shkollës në qytetin e vogël Beslan, në...

E pazakontë në Kinë/ Burri padit farmacinë pasi i zbuloi tradhtinë: Shkatërroi dy familje

Një ngjarje e pazakontë në provincën Guangdong të Kinës ka bërë bujë në rrjetet sociale, ku një burrë i martuar ka akuzuar një zinxhir...

Hakerat rusë bllokojnë sistemin GPS, avioni i Von der Leyen u detyrua të ulet me urgjencë

Avioni i presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u detyrua të ulet në Bullgari duke u bazuar vetëm te hartat e printuara të aeroportit,...

Monika Kryemadhi paraqitet në SPAK

Deputetja e PL, Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në ambientet e SPAK, për zbatimin e masës së sigurisë ‘detyrim paraqitje’. Në një komunikim të...

Në shkollë pa celular/ Ministria miraton udhëzimin në prag të nisjes së vitit shkollor

Ministria e Arsimit dhe Sportit me një udhëzim të veçantë ka përcaktuar rregullat dhe masat për ndalimin e përdorimit të telefonit celular dhe pajisjeve...

Lajme të tjera

Web TV