Lajm i mirë/ Shërohen 11 pacientë të tjerë nga Covid-19 në Shqipëri

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se janë shëruar 11 persona të tjerë të prekur nga koronavirusi në vendin tonë.

“Lajm i mirë: 11 të shëruar sot”,-shkruan Rama në një postim në “Facebook”.

Së bashku me të shëruarit e sotëm totali i personave që kanë fituar luftën me koronavirusin në vendin tonë ka shkuar në 165, nga 400 të prekur.

Ndërsa deri në këto momente 22 qytetarë kanë hubur jetët nga sëmundja e rrezikshme, megjithë përpjekjet e personelit shëndetësor./Fjala.al/