‘Po na trajtojnë si skllevër’, 10 emigrantë shqiptarë kalojnë natën e tretë në kufi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke qenë se kufijtë janë të mbyllur, atyre u ndalohet të futen të territorin shqiptar.

Ata shprehen se duan të shkojnë në shtëpitë e tyre pranë familjarëve dhe për këtë nuk duhet t’i ndalojë askush.

Për t’i bërë ballë temperaturave të ulëta, ata kanë ndezur një zjarr.

“Jemi në Kakavijë të bllokuar nga dogana shqiptare. Kemi tre ditë dhe tre net që jemi të izoluar dhe të bllokuar nga qeveria shqiptare. i bëjmë thirrje kryeministrit, duam rrugëzgjidhje, edhe mediave iu bëjmë thirrje që ta përhapin këtë çështje tonë. Dhe partive politike dhe presidentit, se qeveritarët nuk duan ta dinë a jemi gjallë a s’jemi gjallë. Jemi shtetas shqiptar”

“Duhet me marrë pasaportë serbe të hymë në tokë shqiptare se me pasaporta shqiptare nuk pinë më ujë”.

“Kur ne jemi shqiptar, ikim si njerëz dhe greku na sillet si njeri dhe shteti jonë shqiptar me në krye Ramën na trajtojnë si qenër. Por kalojmë me lopë e derra, dhe ne shqiptarët që jemi njerëz me dokumente të refuzohemi nga shteti jonë, kur nuk na ndalon njeri. Por të ishim në luftë siç thotë Rama, shqiptarët duhet të ktheheshin në shtëpi që të jetë në shtetin e tij, kombin e tij jo të katandisen rrugëve më keq se skllevërit. Po hyn të huaj në shtetin tonë dhe ne të mos hynë?Jam nga Berati dhe me atë emër që më ka lindur nëna dhe me atë do të vdes. Edhe sot të vdes këtu, ama dihet që jam shqiptar dhe dua zgjidhje. Por bëjmë 72 orë që dhe në burg nuk mbahen njerëzit. Do jap intervistë në TV grek dhe do them këto gjëra që ta dëgjoj e gjithë Europa se çfarë po bën shteti shqiptar për njerëzit e tija”, tha për Report Tv disa nga emigrantët.

Të fundit

Takimi Putin-Trump, blofi i ri i Kremlinit për të vazhduar avancimin në luftë?

Me entuziazmin e tij të zakonshëm, kreu i Fondit Rus për Investime të Drejtpërdrejta dhe njëkohësisht përfaqësues i posaçëm...

Zjarret në Jug, rëndësia e sigurimeve dhe SIGAL si aleati i rikthimit në normalitet

Pavarësisht paralajmërimeve të Emergjencave Civile, Jugu i vendit nuk u shpëtoi dot flakëve. Pyje, kultura bujqësore, blegtori, dhjetra banesa, struktura agroturizmi dhe dy objekte kulti...

“Porta e Ferrit” do të shuhet: Nga katastrofë mjedisore në atraksion

Në zemër të shkretëtirës së Karakumit në Turkmenistan, flakë të dobëta përshkojnë muret e një krateri gjigant prej 70 metrash diametër dhe 20 metra...

Cilat vende kanë pagat minimale më të larta dhe më të ulëta në Evropë?

Miliona punëtorë në të gjithë BE-në vazhdojnë të fitojnë pagë minimale. Pragjet kanë për qëllim të sigurojnë një standard bazë jetese për punëtorët, megjithëse...

Dustin Hoffman, mjeshtri i ndjeshmërisë së thellë në ekran

Nga Leonard Veizi Në panteonin e artit të kinemasë, ka aktorë që thjesht luajnë një rol, dhe ka artistë që e transformojnë atë, duke e...

Lajme të tjera

Web TV