Shahini për maturën shtetërore: Pyetje vetëm nga leksionet e zhvilluara në shkollë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministra e Arsimit Rinisë dhe Sporteve, Besa Shahini ka bërë me dije se në provimet e maturës shtetërore nuk do të ketë pyetje nga leksionet që nuk janë zhvilluar në shkollë, pra mësimet që janë duke u marrë on-line nga shtëpitë.

Përmes video-mesazhi në “Facebook”, Shahini ka adresuar 3 çështje, një për të cilën ajo beson se lidhet me një keqraportim të numrit të nxënësve pjesëmarrës në mësimin në kushte shtëpie; e dyta mbi vlerësimin që mësuesit po u bëjnë nxënësve gjatë kësaj periudhe; dhe e fundit mbi provimet kombëtare.

Duke rinënvizuar fillimisht transmetimin e leksioneve në tri fasha orari gjatë ditës tek RTSH,  Shahini iu referua ndërkohë edhe disa statistikave të INSTAT të mbledhura ndër vite:

“98% e familjeve shqiptare kanë televizor në shtëpi. Këtë e dimë nga statistikat që mblidhen nga INSTAT ndër vite. Pra, jemi të sigurt se një pjesë e madhe e nxënësve tanë po i shohin leksionet në RTSH dhe në këtë formë nuk po mbesin prapa me mësime. Kjo është forma e parë e mësimit”, thekson ajo, ndërsa shprehet edhe mbi komunikimin mësues-nxënës nëpërmjet platformave online:

“Forma e dytë e punës ka të bëjë me komunikimin direkt mes mësuesve dhe nxënësve, duke përdorur platforma të ndryshme online apo edhe rrjetet sociale. 97% e të gjitha familjeve shqiptare kanë një telefon celular, kryesisht “smart” në shtëpi, dhe kjo është arsyeja pse po arrijnë që të jenë në komunikim të drejtpërdrejtë mësuesit dhe nxënësit në një masë shumë të madhe”,- sqaroi Ministrja Shahini duke nënvizuar se numri i nxënësve, të cilët nuk kanë pasur asnjë komunikim me mësuesit e tyre dhe për të cilët nuk dihet nëse i kanë përcjellë leksionet në RTSH është i vogël.

“Ky numër është i vogël dhe kemi listën emërore të këtyre nxënësve për secilën shkollë, në mënyrë që kur të kthehemi në shkollë, t’i kushtojmë vëmendje më të shtuar këtyre nxënësve dhe t’i ndihmojnë ta kapin hapin e nxënësve të tjerë të cilët kanë marrë mësim në kushte shtëpie”,-vijoi ajo.

Ndërsa pyetjes së ngritur nga disa nxënës, mësues apo prindër se “si t’ia bëjmë me vlerësimin e nxënësve kur ata në kushte shtëpie i kryejnë detyrat e shtëpisë apo edhe testet që u dërgojmë, dhe ata mund të kopjojnë edhe mund të sjellin detyra që ia ka bërë dikush tjetër”, Ministrja Shahini përgjigjet:

Lexo edhe :  249-vjetori Pavarësisë së SHBA-së, Begaj: Mirënjohje për partneritetin strategjik

“E para, mësuesit i njohin shumë mirë nxënësit e tyre. Nëse sjellin përnjëherë një detyrë të zhvilluar shumë më mirë se sa ato që ka zhvilluar gjatë vitit në një lëndë të caktuar, atëherë mësuesi e di që ose e ka ndihmuar dikush, ose nxënësi e ka kopjuar nga libri dhe natyrisht nxënësi penalizohet. Pjesa e dytë, që besoj është më e rëndësishme se sa pjesa e parë, është se ky vlerësim që po bëhet, përderisa mësimi po zhvillohet në kushte shtëpie, është një vlerësim orientues. Pra, nuk është notë formale finale. Nota formale dhe finale vendoset kur të kthehemi në shkollë dhe nxënësi pyetet ose testohet prapë nga mësuesi për leksionet që janë zhvilluar në këtë kohë ose që janë zhvilluar më përpara”, tha Ministrja Shahini.

Në lidhje me provimet kombëtare, që është edhe vlerësimi final sidomos për ata që mbyllin shkollën e mesme, Znj. Shahini kërkoi nga maturantët që: “të mos stresohen shumë, të mësojnë për aq sa është e mundur. Të bëjnë ushtrime me librat që kemi botuar përmes QSHA, ku ka pyetje të cilat kanë rënë në matura të viteve të kaluara dhe thjesht të përgatiten për një test të zakonshëm që do ta bëjnë kur të kthehen në shkollë, kur të përsërisim leksionet që kemi zhvilluar në pjesën e parë të vitit dhe kur të bëhemi gati për maturën shtetërore”.

“Nëse nuk arrijmë të përsërisim leksionet që kemi bërë kur kemi qëndruar në shtëpi, ato leksione nuk do të reflektohen në maturën shtetërore. Pra, nuk do ketë pyetje në maturën shtetërore nga leksione që nuk janë zhvilluar në shkollë”, – sqaroi Shahini duke u bërë thirrje edhe njëherë nxënësve se nuk ka aspak vend për stres dhe se duhet të qëndrojnë të angazhuar gjatë kësaj periudhe në mënyrë që të përgatiten ta mbyllin këtë vit shkollor sa më suksesshëm që është e mundur./Fjala.al/

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV