Tre policë janë prekur nga Covid-19, deri më tani. Dy prej tyre u diagnostikuan sot Bëhet me dije se gjendja e punonjësve të policisë është në gjendje stabël dhe ndodhen në vetëkarantinim.
Ndërkohë në Drejtorinë e Policisë së Shtetit është vendosur një tunel dezifektimi për punonjësit e policisë përpara se të hyjnë në ambientet e drejtorisë.
Ditën e sotme në Shqipëri janë konfirmuar 7 raste të reja me koronavirus, duke e cuar numrin e përgjithshëm të infektuarve në 416 persona.