Dy ditë pas daljes nga izolimi, Kina raporton 42 raste të reja dhe 1 viktimë

Dy ditë pas daljes nga izolimi Kina ka raportuar 42 raste të reja me koronavirusin Covid-19 dhe 1 të vdekur.

Sipas autoriteteve kineze, janë regjistruar 42 raste të reja me koronavirus, ku 38 prej tyre janë të importuara dhe vetëm 4 raste janë brenda Kinës. Personi që ka humbur jetën nga

koronavirusi është nga Wuhan, epiqendra ku dhe shpërtheu fillimisht Covid-19.
Deri më tani Kina ka regjistruar 81,907 raste pozitive me koronavirus dhe 3,336 të vdekur.