E premtja e zezë dhe vetëizolimi i botës nga Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Miliona njerëz në mbarë botën po kujtojnë të Premten e Zezë, ditën kur të krishterët besojnë se Jezusi u kryqëzua në Jeruzalem.

Ritualet e kësaj dite të shenjtë janë të ndryshme këtë vit pasi shumica e adhuruesve duhet të ndjekin ceremonitë solemne në platforma të ndryshme mediatike në vend të mbledhjes në kisha, pasi bota po lufton me COVID-19.

Pjesa më e madhe e globit po qëndrojnë në shtëpi për të ngadalësuar përhapjen e virusit vdekjeprurës.

Më shumë se 1.6 milion njerëz janë infektuar me koronavirusin, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Shtetet e Bashkuara janë vendi me numrin më të madhe të rasteve të raportuara në botë, me më shumë se 466,000 raste të infektimit.

Spanja dhe Italia pasojnë, njëra me 153,222 dhe tjetra me 143,626 raste të infektimeve me Covid-19.

Pandemia “paraqet një kërcënim të madh për ruajtjen e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare. Ajo potencialisht mund çojë në një rritje të trazirave sociale dhe dhunës që do të dëmtonin shumë aftësinë tonë për të luftuar sëmundjen,” tha Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres në një takim me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të enjten.

Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva ka paralajmëruar se pandemia e koronavirusit mund të shkaktojë depresionin më të thellë ekonomik në botë që nga vitet 1930.

Zonja Georgieva tha të enjten se qeveritë e vendeve të botës kishin akorduar 8 trilionë dollarë në programet për t’i mbajtur ekonomitë funksionale, por se ato nuk janë të mjafueshme. Ajo tha se vendet në zhvillim do të prekeshin më rëndë dhe shtoi se një rimëkëmbje e pjesshme mund të ndodhë në vitin 2021./VOA

Të fundit

Publikoi videon e CEO-s që tradhtoi gruan, reagon 28-vjeçarja: S’e dija që do bëhej nami

Video që u bë virale në rrjetet sociale ku CEO, Andy Byron së bashku me  vartësen e tij, Kristin...

Guardiola bëhet pishman! Do të rikthejë ish-lojtarin e tij për 170 mln euro

Pep Guardiola është bërë pishman që lejoi largimin e Cole Palmer për 58 milionë euro te Chelsea. Pas largimit nga Man. City, mesfushori ofensiv...

“Më vjen turp nga kjo që të kanë bërë”/ Si e ‘groposi’ shteti qytetarin për ‘evazion’

Erion Braçe ka denoncuar atë që po ndodh me aksionin për sigurinë ushqimore. Sipas tij, me këtë aksion po goditen fermerët dhe blegtorët e vegjël,...

Ellen DeGeneres largohet nga SHBA, “fajin” e ka Donald Trump

Gazetarja e njohur e televizionit amerikan, Ellen DeGeneres, ka konfirmuar se është larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është vendosur në Mbretërinë...

Pogba zbulon të preferuarin e tij për “Topin e Artë”

Paul Pogba, i cili së fundmi iu bashkua Monacos, zbuloi se do të dëshironte që Dembele të fitonte Topin e Artë 2025. “Unë e mbështes...

Lajme të tjera

Web TV