I plagosuri i sotëm, 3 vjet më parë tentoi të shuante familjen e Aldo Bares

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Gjendej në mes të Tiranës edhe pse kishte prej më shumë se tri vitesh që ishte në kërkim. Ai ka refuzuar t`i bindej urdhërit të policisë dhe për pasojë ka ndodhur përplasja me armë. Policia pretendon se ai ka nxjerrë armën ndërkohë që në fakt të dhënat flasin se polici ka dyshuar se personi që kishte në duar një çantë brenda saj kishte armë.

Të paktën ky është versioni i parë që vjen nga policia e Tiranës ndërkohë që bëhet me dije se një plumb i punonjësit të policisë ka kapur edhe një kalimtare rasti. Personi i plagosur më pas është identifikuar dhe është mësuar se bëhet fjalë për Orges Bilbilin, lushnjarin që është edhe i shumëkërkuar për masakrën që u krye në mes të Lushnjës tri vite më parë. Në atë pritë u pretendua se kërkohej ekzekutimi i nipit të Aldo Bares, ndërkohë u vranë dy djem dhe u plagosen dy të tjerë.

Por sipas të dhënav e ai gjendet në vendin tonë prej shumë koësh e madje edhe pas asaj ngjarjeje ai është i dyshuar edhe për një sërë sulmesh të tjera me armë. Aso kohe kur ndodhi sulmi u tha se Orges Bilbili është i akuzuar si autor i masakrës së Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun. Laert Haxhiu dhe Orges Bilbili, sipas prokurorisë janë të akuzuar për një sërë vrasjesh dhe ngjarje të tjera të rënda.

Bilbili bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet Lushnjë në 2017, dy të vrarë e dy të plagosur, rezulton se është dënuar me 7.4 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike.  Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili. Madje Bilbili akuzohet edhe si bashkëpunëtor i pilotit italian Giorgio Riformato, avioni i të cilit, mbeti në rërën e bregdetin e Divjakës, teksa po përgatitej për të trafikuar lëndë narkotike nga Shqipëria për në Itali.

Lexo edhe :  Dosja ‘Partizani’, Sali Berisha paraqitet në SPAK për masën ‘detyrim paraqitje’

 

Të fundit

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi...

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia...

Pique nuk heq dorë nga “avazi”!/ Pas Shakirës tradhton edhe Clara Chia-n

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti. Lajmi...

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të...

Singapori urdhëron META-n të bllokojë postimet e huaja përpara zgjedhjeve

Autoritetet e Singaporit i kanë urdhëruar Metës, pronarit të Facebook-ut, të bllokojë aksesin në postime të caktuara nga të huajt për përdoruesit e Singaporit,...

Lajme të tjera

Web TV