Nga familjarët tek bizneset, kush përfiton nga falja e kamatave të faturave të energjisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 60 mijë abonentë familjarë mund të shlyejnë detyrimet e prapambetura të energjisë elektrike, duke përfituar zbritje të kamatëvonesave në masën 70%. Klientët familjarë për likuidimin e detyrimeve të prapambetura deri më 31.12.2018 përfitojnë pagesë me këste fikse mu-jore 2.800 lekë/kësti. Kjo ësh-të skema e re e prezantuar nga Furnizuesi i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e krijuara nga ndarja e OSHEE-së. “Nga skemat lehtësuese përfitojnë ata abonentë që kanë borx-het e mbledhura deri në datën 31 dhjetor 2018”, -thotë administratori Elton Sevrani.

BIZNESET

Në skemën lehtësuese përfshihen edhe 8000 bi-znese, që mund të përfitojnë nga aktmarrëveshjet për shlyerjen me këste të borx-heve për energjinë elektrike dhe përfitojnë falje të 50% të kamatëvonesave. Furnizue-si i Shërbimit Universal, që është një nga kompanitë e krijuara nga ndarja e OSHEE-së, ka riaktivizuar skemat lehtësuese, ndërko-hë që administratori Elton Sevrani thotë se ato përf-shijnë borxhet e mbledhura deri në datën 31 dhjetor 2018. Sa u takon faturave të papaguara përgjatë vitit 2019, Sevrani thotë se është parashikuar një skemë e veçantë vetëm për faturat sistemuese. N

ga riaktivizi-mi i aktmarrëveshjeve për shlyerjen me këste të borx-heve synohet rikuperimi i të ardhurave të kompanisë për një periudhë 5-vjeçare. Kështu, detyrimet 100 000–300 000 lekë ndahen në 24 këste, ato 300 001–500 000 lekë ndahen në 48 këste. Detyrimet 500 001–800 000 lekë ndahen në 60 këste, detyrimet 800 001-1,000,000 lekë ndahen në 84 dhe dety-rimet mbi 1 000 000 lekë ndahen në 120 këste.

REDUKTIMI I FATURËS

“Reduktimit të ka-matëvonesës kundrejt likuidimit të menjëhershëm të detyrimeve të prapambetura me 1 këst, detyrime të krijuara deri në 31.12.2019, si më poshtë: reduktim ka-matëvonese me 70% për klientët familjarë dhe reduk-tim kamatëvonese me 50%për klientët jofamiljarë. Nga kjo skemë pritet të përfi-tojnë 60 mije abonentë. Afati i zbatimit është deri në datën 31 dhjetor 2020”, – bëjnë të di-tur burimet zyrtare nga Furnizuesi i Shërbimit Universal./GSH

Të fundit

Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, motoçikleta përplaset me shtyllën

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur në aksin rrugor Lezhë-Milot. Sipas raportimeve, një motoçikletë ku...

Lajm fantastik: Vjosa në UNESCO, aprovohet dosja për shpalljen Rezervat Biosfere

Lumi Vjosa është pranë përfshirjes në listën prestigjioze të UNESCO-s, si pjesë e Rrjetit të Rezervave të Biosferës. Komiteti Ndërkombëtar i Këshillit për Rezervat e...

Marrëveshja vëllazërore, anija me 30 emigrantë niset nga Brindisi për në Gjadër

Italia do të dërgojë në kampin e Gjadrit 30 emigrantë të tjerë, kur kanë kaluar më shumë se një muaj nga transferimi i fundit,...

Çfarë po ndodh? Trump paralajmëron Putinin: ‘Po luan me zjarrin’

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka ndezur sërish skenën ndërkombëtare me një deklaratë të fortë ndaj presidentit rus Vladimir Putin. Në një postim në platformën...

Ancelotti nis punën, publikon listën e Brazilit për dy sfidat e radhës

Pas zyrtarizimit, Carlo Ancelotti u prezantua si trajneri i Brazilit, ku mes të tjerash publikoi dhe listën e skuadrës për dy ndeshjet e muajit...

Lajme të tjera

Web TV