OKB jep alarmin: Koronavirusi mund të nxisë sulme të reja terroriste

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e ka quajtur pandeminë e koronavirusit si “luftën e një brezi”, dhe si një kërcënim për paqen dhe sigurinë botërore. Sekretari i Përgjithshëm, paralajmëroi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Sigurimit, se pandemia ka potencialin të shkaktojë trazirat sociale dhe dhunë, gjë që do të dëmtonte shumë aftësinë e botës për t’u përballur me sëmundjen  e rrezikshme.

Për Guterres, sfida aktuale ishte prova më e rëndë e OKB që prej themelimit të saj 75 vjet më pare, dhe se ajo tashmë ka penguar përpjekjet për të zgjidhur konfliktet ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare. Sipas Universitetit Xhon Hopkins në SHBA, më shumë se 95.000 njerëz kishin vdekur deri mëngjesin e sotëm në mbarë botën, për shkak të Covid-19.

Nërkohë më shumë se 1.6 milionë janë prekur deri tani zyrtarisht nga virusi, teksa ndikimi i tij mbi ekonominë globale vazhdon që të rritet. Të paktën 1 në 10 amerikanë kanë humbur tashmë vendin e tyre të punës si rezultat i virusit, dhe shefi i FMN tha që bota po shkon drejt rënies më të madhe ekonomike që nga Depresioni i Madh në vitet 1929-1933.

Ndërkohë Guterres, tha se bota po sheh që tani “ndikimet shkatërruese sociale dhe ekonomike të pandemisë”. Por ajo paraqet gjithashtu një kërcënim të rëndësishëm për ruajtjen e e paqes dhe sigurisë ndërkombëtare.

Shefi i OKB, paralajmëroi se pandemia mund të nxisë sulme të reja terroriste, dëmtim të besimit tek institucionet publike, paqëndrueshmëri ekonomike, tensione politike nga shtyrja e zgjedhjeve apo referendumeve, dhe përkeqësimin e sfidave të ndryshme të të drejtave të njeriut.

Ai tha se përfshirja e Këshillit të Sigurimit do të jetë “jetike për të lehtësuar paqen dhe ndikimet e pandemisë mbi sigurinë globale”. Pas takimit të së enjtes, që u mbajt përmes lidhjes video në internet, KS lëshoi ​​deklaratën e tij të parë që nga fillimi i pandemisë.

Ai shprehu “mbështetje për të gjitha përpjekjet e Sekretarit të Përgjithshëm, në lidhje me ndikimin e mundshëm të pandemisë së Covid-19 në vendet e prekura nga konfliktet, dhe rikujtoi nevojën për unitet dhe solidaritet me të gjithë ata që janë prekur nga kjo situatë”.

Lexo edhe :  Emigrantët me zinxhirë/ Donald Trump luan me frikën, shpik një Amerikë që nuk ekziston!

Por Kina ka nxitur një polemikë në rritje midis Organizatës Botërore të Shëndetit dhe Tajvanit. Të enjten, Zyra e Çështjeve të Tajvanit në Kinë, akuzoi qeverinë e Tajvanit se po e përdor virusin për të kërkuar pavarësinë, duke sulmuar OBSH dhe drejtuesit e saj, dhe duke e përdorur internetin për të përhapur komente raciste.

Këto komente pasuan akuzat mbi tregtinë midis OBSH-së dhe Tajvanit, që burojnë nga përjashtimi i vazhdueshëm i Tajvanit nga anëtarësimi dhe aktivitetet e OBSH-së, për shkak të lobimit nga qeveria e Partisë Komuniste të Kinës, që e pretendon Tajvanin si një territor kinez. Tajvani, ka qenë deri tani i suksesshëm në parandalimin e një shpërthimi masiv të pandemisë në ishull, por është ankuar vazhdimisht se ka mbetur jashtë përgjigjes së koordinuar globale, duke rrezikuar kështu jetën e tajvanezëve.

OBSH është akuzuar si shumë e njëanshme në favor të Kinës, pavarësisht se qeveria kineze  fshehu në fillim informacionet për epideminë. Por OBSH i hedh poshtë këto akuza. Drejtori i saj i përgjithshëm, Tedros Gebrejesus, tha të mërkurën ai kishte qenë objekt i sulmeve të ndryshme, përfshirë ato me natyrë raciste kundër tij dhe zezakëve, duke e akuzuar Tajvanin se qëndron në krye të kësaj “fushate”.

Në kundërpërgjigje, Ministria e Jashtme e Tajvanit, kërkoi sqarime dhe falje nga OBSH për akuzat “e pabaza” ndaj këtij vendi. Edhe administrata Trump, i është bashkuar kritikave ndaj OBSH-së, duke e akuzuar atë se po vendos në plan të parë politikën mbi shëndetin publik, dhe duke shpërfillur paralajmërimet e hershme të Tajvanit.

Këtë javë, presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi të pezullojë fondet që jep SHBA për OBSH, por u akuzua se donte ta bënte për një shmangur vëmendjen e publikut nga dështimet e tij në përgatitjen e SHBA-së ndaj pandemisë. Deri tani në SHBA janë infektuar nga koronavirusi gati 469.000 njerëz, ndërsa kanë vdekur gati 16.700 prej tyre.

S.T

Të fundit

Reshjet e dendura të shiut, mungesë energjie në disa njësi administrative në Gjirokastër

Reshjet e shiut të shoqëruara me shkarkime atmosferike kanë prekur sot Qarkun Gjirokastër, me intensitet deri në mesatar. Sipas...

Hirra, kura më e mirë për problemet e mëlçisë dhe pastrimin e gjakut

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin. Hirra është e...

Qeveria e Spanjës arrin marrëveshjejen me sindikatat/Rritje e re me 4.4% e pagës minimale

Qeveria e Spanjës njoftoi arritjen e një marrëveshjeje me sindikatat, për një rritje të re të pagës minimale me 4.4%. Punëdhënësit janë kundër vendimit. Pothuajse...

Nuk pajtohej me postimet e saj në TikTok, babai vret vajzën 15-vjeçare

Një burrë që ishte kthyer së fundmi në Pakistan me familjen e tij nga SHBA-ja, ka rrëfyer se ka qëlluar dhe vrarë vajzën e...

Ngrirja e fondeve për institucionet shqiptare, reagon ambasada e SHBA-së

Ambasada e SHBA në Tiranë përmes një reagimi thotë se vendimi është marrë në përputhje me Urdhrin Ekzekutiv të Presidentit Trump për rivlerësimin dhe...

Lajme të tjera

Web TV