Skeda kriminale e ‘killerave’ të Lushnjës që vrasin në mënyrë demonstrative

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi/

Ishte vetëm 20 vjeç kur u tha se ishte bashkëautor në një krim të llahtarshëm. Ishte masakruar me thika Gerti Lala. Nëna e viktimës njohu dy të rinjtë. U tha se ajo u tregoi edhe emrat. Bashkë me Orgest Bilbilin në atë ngjarje u tha se mori pjesë edhe Laert Haxhiu. Aso kohe vetëm 18 vjeç. Po lindte plejada tjetër e krimit lushnjar, asaj zone ku për shkak të një pabesie për një vrasje nisi kalvari i pafund i ekzekutimeve të bujshme që prej 23 vitesh.

Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu, që prej asaj vrasjeje të tmerrshme që daton 8 korrikun e vitit 2010, janë të dyshuar për një mori ngjarjesh. Policia rrallë i ka kapur, e prokuroria po kaq rrallë i ka hetuar. Aso kohe, pasi u hetuan në burg u lanë të lirë për vrasjen e Lalës. Gjykata në vendimin e saj tha rreth tri vite më vonë: Nuk janë prova të mjaftueshme që dy personat të mbahen në qeli për akuzën e vrasjes! Që prej asaj kohe e sot, autorësinë e tyre mbajnë një sërë atentatesh, vrasjesh, trafiku kokaine dhe heroine me Greqinë e Italinë.

Po ashtu i identifikuan edhe si punëtorët e ngarkim-shkarkimit të avionit të Giorgio Riformatos në Divjakë me 11 maj të 6 viteve më parë. Po ndërsa Riformato mbeti aty në rërë bashkë me avionin e tij të mbushur me kanabis, Orgest Bilbili iku dhe vetëm la emrin në regjistrat e policisë dhe të Prokurorisë por nuk u arrestua asnjëherë. Madje u tha se kishin organizuar një mori operacionesh RENEA për ta arrestuar të riun po asnjëherë nuk ia kishin arritur.

Përplasja me djalin e Ramadan Shkurtit

Flitet se dy herë është qëlluar mbi të nga vetë protagonistët e një sërë ngjarjesh. Xhulio Shkurti, nipi i Alfred Shkurtit, i njohur si Aldo Bare, u tentua të vritej. Në atentatin e bërë në shtatorin e 2016-s u qëllua bashkë me shokun e tij, Sajmo Xheliu. Bashkë me ta u tha se ishte edhe Zamir Latifi. Xhulio dhe Xheliu u palgosën ndërsa Latifi mundi të shëptonte pa asnjë plagë plumbash. U tha se në atë atentat morën pjesë Orgest Bilbili dhe Laert Haxhiu. Por, thuajse, vetëm në media u fol për ta.

Policia dhe prokuroria nuk u mor vesh nëse e hetuan ndonjëherë atë pritë ndaj djalit të familjes Shkurti. Më pas ata vijuan të qetë aktivitetin dhe një vit më vonë, në të njëjtin vend, qëllojnë me breshëri kallashnikovi mbi një tavolinë në lokalin e Marjus Xhepaxhiut. Aty vriten Jurgen Hoxha, Zamir Latifi, palgoset pronari i lokalit dhe një kalimtar rasti. Tre persona, dy prej të cilëve Bilbili me Haxhiun u tha se zbritën nga makina me akllashnikov në duar dhe qëlluan mbi tavolinën ku rrinën shokët e Xhulio Shkurtit. Por më pas ata ikën. Mjeti i tyre u gjet i djegur në një fshat në afërsi të Beratit. Në të madje u gjetën edhe tri armët kallashnikov me të cilat ishte bërë vrasja.

Lexo edhe :  Edi Rama feston sot ditëlindjen/ Ja sa vjeç mbush Kryeministri

Sërish ishte media që doli me emra konkret pasi dëshmitarë okularë të ngjarjes njohën Bilbilin dhe Haxhiun që qëlluan mbi të rinjtë, por nuk mundën të identifikonin personin e tretë që qëlloi me breshëri. Po ashtu as drejtuesi i mjetiut me targa false nuk u mor vesh asnjëherë. Që prej asaj dite u tha se Bilbili ishte edhe qitësi kryesor i bandës rivale me ata që pasuan grupin e Aldo Bares, por policia sërish nuk e arrestoi. Madje në ndjekjen ndaj tyre që u bë në zonat e Beratit u tha se Policia edhe i rrethoi por asnjëherë nuk u mor vesh se përse nuk i arrestoi. Pak ditë më vonë ishte vetë xhaxhai i Jurgen Hoxhës i cili doli publikisht duke i kërkuar policisë dhe prokurorisë të arrestonte vrasësit e nipit të tij duke vënë gishtin mbi Bilbilin e Haxhiun por policisë sigurisht që nuk i kapi sot e asaj dite.

Ngjarje të tjera

Haxhiu rezultonte i dënuar me 32 vite burg dhe ia kishte arritur ta thyente drejtësinë tonë. Ai më vonë u bë pronar i një linje autobusësh me Greqinë e që prej andej kishin nisur edhe trafikun e drogës. Edhe pse Bilbili ishte i akuzuar, i hetuar dhe i dënuar me 7.4 vite burg për ngjarjen e majit të vitit 2014, si bashkëpunëtor në drogën e Riformatos, ai sërish vijonte i lirë e madje edhe duke kryer vrasje të shumta.

Në tetor të vitit 2019, Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, tronditën sërish qytetin e Lushnjes në vazhdën e hakmarrjes ndaj bandës së Aldo Bares. Ata ekzekutuan Besmir Hidën 40 vjeç, teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Por nuk mjaftoi me kaq; vetëm 2 muaj më vonë mëngjesin e 14 dhjetorit të vitit 2019 në lagjen “Kadri Gjystri” në qytetin e Lushnjes, u ekzekutua 52-vjeçari Enver Boriçi. Ai është gjetur i vrarë në lokalin e tij nga familjarët të cilët kishin vërejtur se ai nuk ishte kthyer në shtëpi. Enver Boriçi, që njihej si ish-anëtar i Bandës së Lushnjes ishte qëlluar me një plumb në kokë, duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.

Për të dyja këto raste policia doli me deklaratat e çuditshme që tregonin se ka dyshime që viktimat janë vetvrarë pasi secili ishin vrarë vetem me nga një plumb. Po ndërsa Boriçi u gjet i ekzekutuar në lokal dhe i vetëm, rasti i Hidrit ishte thuajse i parë nga disa kalimtar të rastit kur u qëllua nga një distancë e largët dhe ra përmbys në tavolinën ku edhe po pinte kafenë.

 

 

Të fundit

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Pse Vuçiç po flet për armatosje e kërcënime?

I pamundur të heshtë zemërimin publik të popullit të tij, i cili prej rreth 8 muajsh proteston pa u ndalur për të kërkuar rrëzimin...

Lapaj: Rama sillet sikur ka zbritur për herë të parë nga avioni

Kreu i "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj, ka reaguar për ngjarjen e sotme në Theth, duke u shprehur se kryeministri Edi Rama është kujtuar vonë...

Meta apelon vendimin e GJKKO për masën e arrestit me burg

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka apeluar vendimin e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), e cila rrëzoi...

Lajme të tjera

Web TV