A rrezikojnë bizneset e reja të vogla të falimentojnë? U refuzohet ndihma dhe u vendosen gjoba

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth 50 mijë biznese të vogla aplikuan për të përfituar nga Qeveria pagën minimale prej 260 mijë lekësh, por 36 mijë prej tyre janë refuzuar, ndërkohë që kryeministri Rama ka premtuar një paketë të dytë ndihmash.

Kjo situatë ka krijuar kosto të madhe për shumë biznese të vogla, të cilat janë kryesisht familjare dhe janë burimi i vetëm financimi për mijëra shqiptarë. Por ato që po goditen fort nga kriza janë bizneset e reja të vogla, që janë hapur në muajt e parë të 2020-ës. Sikur të mos mjaftojë lufta me koronavirusin, këto biznese po përballen edhe me gjobat e Tatimeve.

Mbi 5 mijë biznese hapen mesatarisht çdo 3 muaj në Shqipëri (kryesisht biznese të vogla). Për bizneset e hapura në muajin janar, shkurt dhe mars pezullimi i aktivitetit po krijon vështirësi të mëdha pasi pronarët nuk kanë mundur të marrin mbrapsht as minimalen e kostos së investimit.

Në Fjala.al ka mbërritur një denoncim i një qytetari, i cili ka hapur në muajin janar një biznes të shitjeve me pakicë  të veshjeve dhe në mes të muajit mars është detyruar të pezullojë aktivitetin për shkak të COVID-19.

Aplikimit të tij për të përfituar ndihmën prej 260 mijë lekësh, drejtoria e Tatimeve i ka dhënë përgjigje negative me pretendimin se biznesi nuk ka paguar asnjë taksë përgjatë vitit 2019, ndërkohë që ky biznes është hapur në janar të 2020-ës.

Por refuzimi është vetëm njëra prej goditjeve që ka marrë ky biznes nga autoritetet, pasi në fund të muajit mars është gjobitur me 5 mijë lekë për shkak se nuk kishte paguar sigurimet shoqërore. Afati për të paguar sigurimet ishte 20 mars, ndërkohë që biznesi ishte mbyllur prej më shumë se një javë në kuadër të masave të izolimit të ndërmarra nga Qeveria.

Lexo edhe :  Progres, por jo marrëveshje: Çfarë ndodhi në takimin mes Trump dhe Putin?

Tatimet nuk kanë hezituar të vendosin gjobën edhe pse biznesi ka qenë i mbyllur.

Në të situatë të ngjashme janë edhe shumë biznese të tjera të cilave u është refuzuar ndihma, shpesh here u duhet të paguajnë qiratë për most ë hapur konflikte në të ardhmen, dhe nga ana tjetër duhet të paguajnë gjobat e atyre institucioneve që pretendojnë se vijojnë normalisht punën në kohë lufte.

Të fundit

Zelensky këshillohet: Vish kostum para takimit me Trump

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka mbërritur në Shtetet e Bashkuara për të zhvilluar një takim të planifikuar me presidentin...

Delfinët shfaqen në plazhin e Darzezës, surprizojnë pushuesit

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur sot në plazhin e Darzezës, ku disa delfinë janë shfaqur shumë pranë vijës bregdetare. Pushuesit u surprizuan nga pamjet...

“Asgjë të re nga Fronti i Perëndimit”, zëri i një brezi të humbur dhe tragjedia e tij

18 gusht 1929 – Austria ndalon romanin e Remarkut Nga Leonard Veizi Kur dëgjojmë fjalën “luftë”, mendja na shkon menjëherë te heronjtë e lavdishëm, betejat epike...

Linda Rama: Si i perceptova prishjet pa leje dhe shkarkimet “on-block” të drejtorëve

Nuk do të më kishte shkuar mendja vetë, po të mos ma kishte kujtuar Linda: Nila, kam 12 vjet pa dalë në kopertinë. Instinkti im gazetaresk...

Situata me zjarret, MM zbulon ku ka vatra aktive

Përmes një komunikate për shtyp, Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 23 vatra...

Lajme të tjera

Web TV