Hetimet zbulojnë skemën e ngjarjes të plagosjes dhe arrestimit të Orges Bilbilit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30-vjeçari, Orgest Bilbili i arrestuar ditën e djeshme pasi hapi zjarr ndaj ‘Shqiponjave’ dhe si pasojë u plagosë në këmbë, ndodhet nën kujdesin mjekësor dhe deri më tani nuk ka folur ende para uniformave blu.

Nga hetimet e policisë është zbuluar se 30-vjeçari nga Lushnja i akuzuar për vrasje që mbeti i plagosur pasi tentoi të qëllonte me armë ndaj efektivit të policisë së ‘Shqiponjave’, jetonte në një apartament në rrugën ‘Stiki Çiço’, me qira prej disa muajsh. Gjithashtu është mesuar se Orgest Bilbili jetonte me një djalë tjetër në apartament, i cili nuk është indetifikuar ende nga policia. Ditën e djeshme mësohet se në momentin e ngjarjes ata kanë qenë së bashku në rrugë, por djali tjetër është larguar në drejtim të pa ditur. Pasi u ushtrua kontroll në banesën e tyre u gjet një armë zjarri dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Grupi hetimor i ngritur për ngjarjen ka rindërtuar skenën e plagosjes së Orges bilbilit dhe kalimtares.

Dëshmia e punonjësit të policisë është përputhur me pamjet e kamerave të sigurisë në zonë të cilat u sekuestruan. Ngjarja u shënua në orën 11:35 ku efektivi i “Shqiponjave” iu afrua Orges Bilbilit i cili ishte duke lëvizur më këmbë në brendësi të lagjes në rrugën “Sitki Çiço” ndërsa kolegu i tij ishte duke kontrolluar lulishten para Maternitetit të Ri. Në brendësi të lagjes punonjësi i Shqiponjave konstatoi Orges Bilbilin së bashku me një person tjetër dhe u afrua për të komunikuar me ta, për të mësuar arsyen e daljes dhe për t’i identifikuar por Bilbili e kundërshtoi dhe iku me vrap.

Polici fillon ta ndjekë dhe në momentin kur ishin para shkollës “Niket Dardani” Orges Bilbili në ecje e sipër nxori pistoletën nga çanta marsup, por pistoleta iu rrëzua në tokë. Në këto momente punonjësi i policisë qëlloi në ajër për ta paralajmëruar.

Lexo edhe :  Vrasja e biznesmenit/Autori e priti 15 minuta i fshehur në një rrugicë, zbardhen detajet

Bilbili mori pistoletën nga toka dhe ia drejtoi policit. Ky i fundit hapi zjarr në drejtim të Bilbilit dhe e plagosi. Nga 3 të shtënat në drejtim të Bilbilit një prej plumbave ka kapur edhe 30-vjeçaren me iniciale M. P. e cila po kalonte rastësisht aty.

Të fundit

“Jemi në pikun e gripit”/ Brataj: Në vendin tonë prezent Covid dhe RSV-ja

Me uljen e temperaturave shtohen dhe rastet e pacientëve nëpër spitale. Sëmundjet si gripi dhe llojet e ndryshme të...

Shiu i rrëmbyeshëm, përmbyten rrugët në Durrës

Pas disa minutash shi, rrugët në zonën e stadiumit në Durrës u përmbytën dhe u bënë të pakalueshme për makinat dhe qytetarët mbrëmjen e...

Nuk ndalet Trump, tani kërkon të ndryshojë emrat e maleve

Rikthimi Trump në Shtëpinë e Bardhë është pritur me entuziazëm dhe me habi. Pas planeve për të ndryshuar emrin e Gjirit të Meksikës, lëshoi...

Vota e emigrantëve/ PD kërkon të votojnë me pasaporta të huaja

Partia Demokratike nuk po gjen rehat me votën e emigrantëve. Në propozimet e fundit për ndryshimet në Kodin Zgjedhur, depozituar në Kuvend, selia blu...

Gjiri i Meksikës apo Gjiri i Amerikës? Scheinbaum i jep fund spekulimeve, sfidon Trump

Presidentja e Meksikës, Claudia Scheinbaum, ka deklaruar se populli meksikan duhet të jetë i sigurt se qeveria e tyre do të mbrojë gjithmonë sovranitetin...

Lajme të tjera

Web TV