Koronavirusi prek futbollin shqiptar, konfirmohen 3 raste pozitive

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Koronavirus ka bllokuar të gjithë botën duke marrë mijëra jetë njerëzish çdo ditë e duke prekur dhjetëra mijëra të tjerë.

Vendet që kanë numrin më të lartë të të prekurve dhe viktimave janë thuajse totalisht të paralizuar.

Virusi i rrezikshëm nuk ka përjashtuar as botën e futbollit ku yje ndër më të mëdhenjtë kanë pohuar se kanë rezultuar pozitiv ndaj kësaj sëmundje, duke çuar kështu në pezullimin e thuajse çdo kampionati.

Së fundmi është konfirmuar se edhe në futbollin shqiptar, janë 3 raste të prekurish nga COVID-19, diçka që është pranuar nga vetë presidenti i FSHF Armand Duka.

Në një prononcim të dhënë për “Në Fokus”, në “TVT”, është shprehur se janë 3 raste të prekurish nga bota e futbollit në Shqipëri, emrat e të cilëve nuk pranoi t’i thotë, duke ditur se një nga ta ka qenë pjesëtari i FSHF-së, Florian Riza.

Sipas Dukës dy nga këta të infektuar e kanë kaluar virusin, ndërsa një tjetër vazhdon të përballet me këtë virus./Fjala.al/

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV