Kuvendi më 16 prill, deputetëve do t’ju matet temperatura para se të nisë seanca

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përmes një njoftimi për mediat, Kuvendi i Shqipërisë ka informuar deputetët jashtë grupeve parlamentare për mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve të mbajtur një ditë më parë, e cila miratoi programin e punës, kalendarin e punimeve të Kuvendit si dhe grafikun e zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve parlamentare me anë të mjeteve të komunikimit elektronik.

Po ashtu u njoftuan masat mbrojtëse që merren për zhvillimin e seancës plenare të datës 16 prill 2020, ora 10:00.

Në hyrje të Sallës së Seancave do të bëhet matja e temperaturës nga personeli mjekësore prezent ne sallë. Punonjësit e Administratës së Kuvendit do të pajisin deputetët me maska e doreza.

Në Sallën e Seancave do të jenë vetëm punonjësit e domosdoshëm të administratës të pajisur me maska dhe doreza.

Garda e Republikës do të jetë me numër të reduktur dhe të pajisur me maska dhe doreza.

Deputetët e pranishëm do të pozicionohen në sallë, llozhat anësore të katit të parë dhe katit të dytë si dhe galerinë e sipërme të sallës.

Seanca plenare do të transmetohet live nga TVSh e cila do të prodhojë sinjal për të gjitha televizionet.

Në Konferencën e Kryetarëve u diskutua edhe koha e diskutimeve, në përfundim të së cilës, në mbështetje të nenit 48, pika 3 të Rregullores, u ra dakort sa vijon: Koha totale 120 minuta. Referuar përbërjes politike të Kuvendit kjo kohë ndahet si më poshtë: 70 minuta koha në dispozicion të shumicës; 50 minuta koha në dispozicion të pakicës. Koha e pakicës referuar grupeve parlamentare ndahet: 15 minuta për çdo grup parlamentar (3 grupe x 15 minuta = 45 minuta) 5 minuta në dispozicion të deputetëve jashtë grupeve parlamentare.

Po ashtu, mbledhjet e komisioneve parlamentare duke filluar nga java e ardhshme do të transmetohen drejtpërdrejtë on line në faqen zyrtare të Kuvendit në internet. Lidhur me këtë, Kryetari i Kuvendit në mbledhjen e Konferencës solli në vëmendjen e anëtarëve të Konferencës respektimin e rregullave të mëposhtme:

Lexo edhe :  "Treni bullgar, shpikje e PD! Rihapja e kutive nxorri blof demokratët"

Duhet të kihet kujdes e të ruhet etika në komunikim nga deputetët gjatë zhvillimit të mbledhjes online.

Deputetët duhet të gjejnë një vend të përshtatshëm (sfondi) komunikimi gjatë zhvillimit të mbledhjes.

Kryetari i komisionit ka të drejtë të përjashtojë nga mbledhja deputetin i cili nuk zbaton rregullat e mësipërme.

Dokumentacionin parlamentar për çështjet e planifikuara për seancën e datës 16 prill do ta merrni si gjithmonë me anë të postës elektronike./fjala.al

Të fundit

Xabi Alonso “karikon” Realin para sfidës me Al Hilal: Dua Botërorin për Klube

Xabi Alonso do të debutojë në krye të Real Madrid, të mërkurën, në Botërorin për Klube, ndaj Al Hilal...

Dasma e Soros, simbol i një epoke të mbyllur në vetvete

Nga Fejzo Subashi Dasma e Aleks Soros dhe Huma Abedin , e cila mori shumë vëmëndje në këtë fundjavë, nuk ishte thjesht një bashkim privat...

Vallja dhe kënga shqiptare ndezin festat konsullore në Lyon të Francës

Nga Mentor Hoxha, Francë Fundjava në Lyon të Francës shënoi fillimin dhe mbarimin e një prej ngjarjeve më të rëndësishme të këtij qyteti. Më...

U mposht thellë nga PSG, Simeone “kapet” me merkaton: Luis Enrique u fuqizua në janar

Atletiko Madrid u mposht me shifrat e thella 0-4 nga PSG-ja në ndeshjen e parë në Botërorin e Klubeve.  Në fund të sfidës, trajneri Diego Simeone, shprehu...

Rritje pagash pa moral

Nga ARTUR  AJAZI U bënë vite që në Shqipëri, drejtësia është në qendër tëreformave të mëdha. Në 12 vite të qeverisjes Rama, uinvestua shumë në...

Lajme të tjera

Web TV