OBSH: Mos u nxitoni me heqjen e kufizimeve, pandemia mund të ringjallet sërish

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi vendet që të jenë të kujdesshme në heqjen e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e koronavirusit të ri.

“Heqja e kufizimeve mund të çojë në një ringjallje vdekjeprurëse të pandemisë”, tha shefi i organizatës, Tedros Adhanom Ghebreyesus, në një konferencë për media.

Ai tha se kishte pasur një “ngadalësim” të epidemisë në disa vende evropiane si Italia, Gjermania, Spanja dhe Franca – por kishte pasur një “përshpejtim alarmant” në vende të tjera.

Kjo është hera e dytë që organizata iu bën thirrje vendeve të mos nxitohen me lehtësimin e masave të izolimit. Më 7 prill, zëdhënësi i saj, kishte thënë se kjo situatë, është e ngjashme me të qenit i sëmurë vetë.

Nëse ngritesh shumë shpejt nga shtrati dhe vrapon shumë herët, rrezikon të biesh prapa dhe të kesh komplikime”, kishte thënë zëdhënësi i OBSH-së, Christian Lindmeier.

Të fundit

Pfizer ndalon zhvillimin e ilaçit për dobësim, shkaktonte komplikacione në shëndet

Pfizer ka vendosur të ndalojë zhvillimin e ilaçit eksperimental për dobësim, danuglipron, pas shfaqjes së komplikimeve shëndetësore. Sipas njoftimit...

Kundër “arrestit me burg”, Safet Bajri dhe Astmer Bilali rekurs në Gjykatën e Lartë

Safet Bajri dhe Astmer Bilali i janë drejtuar Gjykatës së Lartë me rekurs për masën e sigurisë “arrest në burg” që u caktua ndaj...

Tragjike në Divjakë, humb jetën elektricisti 32-vjeçar

Një elektricist ka humbur jetën teksa punonte në rehabilitimin e një linje elektrike në Mërtish, njësia administrative Gradishtë bashkia Divjakë Elektriçisti Xhuljo Shtëmbari, 32 vjeç...

E rëndë në Greqi/ Shqiptarja humb jetën në vendin e punës, i bie krevati sipër

Edhe pse shërbimet e urgjencës mjekësore shkuan në vendngjarje, gruaja kishte ndërruar jetë. Autoritetet kanë vijuar arrestimin e pronarit të hotelit, të cilit i...

Shqipëria kryeson “kolonën” për zgjerim të BE-së, Kallas besim për Tiranën

Monada Mehmetaj nga Luxenburgu ekskluzive per Fjala. al Në një moment delikat për arkitekturën e sigurisë dhe stabilitetit europian, Ballkani Perëndimor mbetet një nyje strategjike,...

Lajme të tjera

Web TV