Rrëfim rrënqethës: Tmerri që po jetojmë ne femrat duke u mbyllur në shtëpi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Masat shtrënguese për parandalimin e koronavirusit, izolimi në shtëpi, mund të rrisin rastet e abuzimeve në familje. Një nënë në moshë të re, e cila është përdhunuar nga ish-partneri i saj për tetë vite me radhë, ka folur për tmerrin që përjetojnë gratë gjatë kushteve të izolimit, duke thënë se për to është një torturë e vërtetë.

Ajo alarmon se izolimi po sjell rrezik potencial të shpërthimit të dhunës të shoqëruar nga izolim dhe të reagimit ndaj tyre për shkak të situatës me koronavirusin, kur resurset e shtetit dhe vëmendja janë përqendruar te Covid-19.

Nëna e tre fëmijëve, Beki Beleni (Becky Bellenie) nga qyteti i Çelmsfordit në Angli, u sulmua fizikisht nga partneri i saj i dhunshëm, Nill Parish (Neil Parrish), 37 vjeç dhe kjo situatë vazhdoi për afro një dekadë.

Tani, Beki i druhet sigurisë jo vetëm të saj, por edhe plot grave të abuzuara.

Shqetësimi që ajo ngre publikisht, vjen teksa rastet e grave që telefonojnë për raste të tilla abuzimi janë rritur me 25 për qind gjatë izolimit të vendosur nga autoritetet britanike për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Beki, 35 vjeçe, arriti të çlirohej prej partnerit të saj abuzues në vitin 2017, kur e denoncoi në polici. Pas kësaj, partneri abuzues u dënua me 11 vite burg.

Por ndërkohë që gratë dhe burrat e abuzuar kanë nevojë për më shumë mbështetje nga autoritetet, këto të fundit nuk arrijnë t’u përgjigjen dot të gjitha thirrjeve për shkak të masave të vendosura nga qeveria që i zvogëlojnë kapacitetet e duhura që nevojiten për t’u ardhur në ndihmë rasteve të tilla./The Sun

Të fundit

Kampionati Europian U 17 për herë të parë në Shqipëri, Duka: Moment historik

FSHF hapi nga Durrësi fushatën promovuese për Kampionatin Europian U-17 që do të zhvillohet në Shqipëri këtë vit. Presidenti i...

“Korridori Blu” merr jetë, Balluku:Thumanë-Milot dhe Milot-Balldren gati brenda dy viteve

Objektivin “Shqipëria në BE në 2030”, mazhoranca aktuale synon që në rast të fitores së një mandati të ri, edhe përmes investimeve madhore në...

FOTOLAJM/ Rama: Voto 5, e vetmja rrugë drejt Shqipërisë 2030

Kryeministri Edi Rama ka bërë thirrje për të votuar numrin 5 në fletën e votimit më 11 maj. Në një foto që ka ndarë në...

Takimi në Fier/ Balluku: Kemi bërë transformim radikal në infrastrukturën rrugore

Drejtuesja Politike e Qarkut Fier, Belinda Balluku e njëherësh ministre e Infrastukturës dhe Energjetikës ka qenë pjesë në aktivitetin Infrastruktura, arritjet dhe sfidat për...

Kaos në kampin e Gjadrit, emigrantët shkaktojnë trazira dhe dëmtime për disa orë

Tension dhe kaos ka pasur në qendrën për emigrantëve në Gjadër, ku janë sistemuar 40 shtetas të huaj të transferuar nga Italia. Ngjarja, e raportuar...

Lajme të tjera

Web TV