Shërohet nga COVID foshnja 4-muajshe, mjeku tregon si të parandaloni infektimin e fëmijëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një foshnjë 4-muajshe e infektuar me koronavirus në Turqi, është shëruar plotësisht pas trajtimit nëntëditor.

Sipas “Anadolu Agency” foshnja u soll në spital me ethe dhe temperaturë të lartë, dhe filloi të shërohet pas ditës së dytë të terapisë.

Spitali tha se foshnja Asya është liruar nga spitali dhe se do të qëndrojë në izolim për 14 ditë.

Mjeku Özden Turel nga Klinika e Sëmundjeve Infektive për Fëmijë në Stamboll, deklaroi se fëmijët shfaqin më pak simptoma sesa të rriturit.

“Mënyra më e mirë për të parandaluar infektimin e fëmijëve është të shmangni kontaktin me personat e infektuar. Fëmijët nuk duhet të jenë në të njëjtën dhomë me pacientët me ethe ose probleme të frymëmarrjes. Fëmijët duhet të mësojnë zakonin e larjes së duarve. Lodrat dhe sipërfaqet me të cilat fëmija është në kontakt duhet të dezinfektohen rregullisht”, tha Turel.

Ai gjithashtu tha se prindërit duhet të monitorojnë me kujdes simptomat e fëmijëve të tyre dhe në rast të rritjes së temperaturës, etheve, gulçimit, rëndimit të frymëmarrjes dhe vjelles, ata duhet të kontaktojnë menjëherë mjekun./fjala.al

Të fundit

Ndalesa e trenit me printim 3D mbërrin në Japoni

Një stacion treni i printuar brenda natës mund të merrte formë vetëm në Japoni , në vendin e Shinkansen dhe ndenjëset e trenit...

Kryeqyteti vishet bardheblu, Tirana shkatërron Partizanin në “Air Albania”

Tirana kthehet të fitojë derbin pas 10 ndeshjesh pa shijuar suksesin në sfidën e ethshme të kryeqytetit dhe e bën në momentin e duhur....

Çfarë po thur Vuçiç me rusët? Presidenti serb takon “njeriun e Putinit”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, u takua me ambasadorin e Rusisë, Aleksandër Boçan Kharçenko, menjëherë pasi emëroi kandidatin për kryeministër. Sipas njoftimi zyrtar, ata biseduan...

Parajsa tokësore e ndaluar për njerëzit/ Ky është ishulli i banuar vetëm nga gjarpërinjtë

A do të shkonit me pushime në një ishull tropikal të mrekullueshëm, të pabanuar, një parajsë e vërtetë tokësore, nëse do t'ju thoshin se...

Bëhet virale një video e Laertit, ku e kërc*non Gjestin: Do të vij në mes të Prishtinës..

Laert Vasili dhe Gjesti janë përfshirë në debate të ashpra këto ditë në shtëpinë e Big Brother. Ka qenë aktori që ka lidhur një moment...

Lajme të tjera

Web TV