Një tërmet i fuqishëm i magnitudës 4.9 ballë ka goditur mesiditën e sotme Greqinë.
Epiqendra e tërmetit mësohet të ketë qenë 7 km larg Palaikastron, Kretë, ndërsa thellësia ka qenë 10 km.
Këto lëkundje janë ndjerë shumë dhe kanë shkaktuar frikë e panik tek qytetarët, ndërsa nuk dihet ende nëse ka dëme materiale./Fjala.al/