Vetëvritet nëna 55-vjeçare e 4 fëmijëve në Sarandë, dyshimet e para

Një grua 55 vjeçe nga qyteti i Sarandës i ka dhënë fund jetës së saj duke konsumuar fotoksinë.

Nëna e 4 fëmijëve me inicialet B.K, banore e Fushe Vërrisë, bashkia Delvinë, dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës gjatë natës, ndërsa është gjetur në mëngjes nga familjarët.

Ajo është transportuar menjëherë në spitalin e Sarandës, por nuk ka mundur dot të mbijetojë. Ndërsa nga burimet mësohet se shkak ka qenë gjendja e rënduar psikologjike./Fjala.al/