VIDEO/ Egbo harron përkohësisht Tiranën, shfaqet me “profesion” të ri

Trajneri i skuadrës së Tiranës, Emanuel Egbo duket se ka gjetur një “profesion” të ri dhe një mënyrë mjaft interesante për të kaluar kohën, teksa qëndron i karantinuar në banesën e tij.

46 vjeçari ka publikuar një video në kanalin e tij në “YouTube”, ku shfaqet duke lyer shtëpinë, ndërsa gruaja e tij, e cila është duke e filmuar e ngacmon vazhdimisht.

“Futbolli ka shumë stres, kjo është pa stres”, -thotë ajo, fjalë që janë përdorur dhe nga Egbo për të përshkruar videon.

Për ta ngacmuar, gruaja e “kritikon” se po vonohet, duke i thënë se ka shkuar ora 1./Fjala.al/

https://youtu.be/wEZng_Ty4N4