Koronavirusi/ Infermierja bën gjestin e veçantë për pacientët te Infektivi

Festa e Pashkëve e ka gjetur në punë stafin mjekësor te Infektivi. Ata vijojnë të kujdesen për pacientët e prekur me koronavirus.

Një infermiere ka vendosur të festojë nga spitali, duke dhuruar çaste emocionuese edhe për të sëmurët. Bëhet fjalë për infermieren Pashke Topaja, e cila iu ka dhuruar vezën e Pashkës të infektuarve.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka publikuar foton kur infermierja o jep vezën një të sëmuri.

“‪Infermiere Pashke Topjana sot në këtë ditë Pashke është në shërbim të të sëmurëve me #covid19 në spitalin infektiv. Ajo ka dashur që të ndajë gëzimin e festës me pacientët që si Pashka, kanë shumë nevojë të ndjejnë ngrohtësinë familjare në këtë ditë të ringjalljes së shpresës??‬”, shkruan Manastirliu.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/photos/a.169962430126482/927940784328639/?type=3&theater