Vdekjet rriten frikshëm në SHBA/Trump, optimist: Do ta mposhtim koronavirusin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti amerikan Donald Trump pasi dha mesazhet e tij të urimit për Pashkët, theksoi se SHBA do ta mposhtë koronavirusin.

Sipas Trumpit kriza po kapërcehet dhe se familjet “së shpejti” do të jenë në gjendje të kthehen në kishë. “Në shumë raste, ne do të ndahemi vetëm fizikisht nga kishat tona. Ne nuk do të rrimë atje së bashku ashtu siç do të donim”, tha ai në një video të postuar në llogarinë e tij në Twitter, e regjistruar në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë.


Ai shtoi se “Kjo është një plagë në vendin tonë siç nuk e ka parë askush, por ne po fitojmë betejën, po e fitojmë luftën. Ne do të kthehemi së bashku në kishë”.

Para dy javëve Trump tha se SHBA do t’i rikthehej jetës normale pas Pashkëve, por kurba e lartë e pandemisë ka ndryshuar gjithçka.

Shtetet e Bashkuara deri më tani janë vendi me numrin më të madh të të prekurve dhe të të vdekurve në të gjithë botën.  Sipas shifrave numërohen rreth 530 mijë të infektuar dhe më shumë se 20 mijë të vdekur.

Të fundit

Çfarë i ndodhi?/ Dhurata Çupi ndërpret fushatën elektorale 3 ditë para mbylljes

Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, e cila kërkon një tjetër mandat për të përfaqësuar qytetarët e Tiranës në...

Tarifat e Trump do të ulin prodhimin global me mbi 1.5 milion automjete

Tarifat e presidentit Donald Trump jo vetëm që po rrisin çmimet e mallrave të konsumit të përditshëm dhe makinave, por ato pritet gjithashtu të...

Gati dokumenti, BE do akuzojë formalisht Rusinë për përdorimin e armëve kimike

Këshilli i Bashkimit Evropian e ka përgatitur një rregullore të re për sanksionet, përmes së cilës do ta akuzojë për herë të parë formalisht...

Zgjedhjet e 11 majit, vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në masa të rrepta sigurie

Vijon shpërndarja e materialeve zgjedhore në të gjitha qarqet e Shqipërisë nga Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ). Shpërndarja ka nisur që prej ditës së sotme teksa...

“Nëse votoni 5 dhe 1 do zhgërryheni si derra”/ Vota për numrin 4 ju nxjerr nga lluca!

Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, ka zgjedhur t’u drejtohet ndryshe qytetarëve për zgjedhjen që do bëjnë në 11 maj. Nga një fermë...

Lajme të tjera

Web TV