Aksident i 3-fishtë në Lushnje, një i plagosur rëndë

Një aksident ka ndodhur në fshatin Gorre në Lushnje, duke shkaktua një të plagosur, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.

Nuk dihen ende rrethanat e aksidentit, ndërsa i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Në aksident janë përfshirë  3 mjete, mes tyre një frezë, makinë bujqësore, që mendohet të ketë qenë dhe shkaku i aksidentit.

Polica ka nisur hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e plotë të aksidentit. /Fjala.al