Ish-kreu i Urdhërit të Veterinerëve: Mishi mund të transmetojë Covid-19

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kreu i Urdhërit të Veterinerëve, Thoma Purriqi ka folur sot në lidhje me situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.

Në një lidhje live me Fax News, ai tha se pavarësisht që nuk ka ndonjë konstatim përfundimtar e zyrtarnë lidhje me këtë, kafshët janë rrezik real për përhapjen e pandemisë së koronavirusit.

Purriqi ngriti shqetësimin e tregtimit të produkteve kryesisht të mishit të kafshëve në tregjet shqiptare, ku sipas tij bëhet përmes certifikatave false dhe jashtë çdo verifikimi veterinar.

“Shërbimi veterinar është inegzistent, pasi të gjitha kafshët që tregtohen janë të pakontrolluara. Pavarësisht se ende është e paprovuar se kashfët mund ta shpërndajnë pandeminë, por nga ana tjetër është ndjekur pista se kafshët e egra mund ta bëjnë këtë. Kafshët e egra duhet të mbyllen në karantinat e posaçme. Vetëm formalisht duket sikur janë të organizuara nga pikëpamja veterinare, ndërsa realisht nuk është kështu.

Siguria ushqimore, sidomos mishi dhe produktet e tij janë jashtë çdo kontrolli veterinar. Krahas mjekut të familjes duhet të jetë përkrah edhe mjeku veterinar, që është jashtë funksionit dhe kjo është fatkeqësi për çfarë konsumojmë ne. Pandemia e virusit është njëra anë, por pandemia e sigurisë ushqimore dhe e konsumimit të mishit të kafshëve që është jashtë kontrollit, është e rrezikshme. Ata që dalin në tregje marrin certifikata false, në derën e thertores ose në derën e tregut. Do iki pandemia e virusit, por problemet e ushqimeve të pakontrolluara në këtë periudhë janë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Nëse kafshët mjekohen me antibiotik dhe ato nuk mjekohen është jashtë çdo kriteri dhe rregulli veterinar”,-tha Purriqi./Fjala.al/

 

Të fundit

Riparimi i banesave në Tiranë, hapen aplikimet për qytetarët në vështirësi ekonomike

Në një qytet që rritet çdo ditë si Tirana, strehimi është bërë një ndër sfidat më të mëdha sociale,...

“Tarifat e reja”, reagon kryeministri kanadez: Jemi të zhgënjyer nga SHBA

Kryeministri kanadez, Mark Carney, deklaroi se qeveria është “e zhgënjyer” nga vendimi i SHBA-së për të rritur tarifat në 35% për mallrat kanadeze që...

Prona, mjete, orë e bizhuteri luksoze/ Sekuestrohen pasuritë e grupit kriminal

Prona, motorë, ora e bizhuteri luksoze janë disa nga pasuritë që SPAK i ka sekuestruar një grupi kriminal të dënuar për vjedhje në Belgjikë. Bëhet fjalë...

Vendimi i qeverisë/ Trajtim financiar për oficerët që punojnë në ambasadat jashtë vendit

Punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët caktohen me detyrë si oficerë ndërlidhës jashtë vendit, do të trajtohen financiarisht nga buxheti i shtetit, i...

Vizitë makth në akuariumin e Teksasit, Oktapodi gjigant sulmon një 6-vjeçar

Një vizitë e thjeshtë familjare në Akuariumin e San Antonios në SHBA u shndërrua në një makth kur një oktapod gjigant i kapi dorën...

Lajme të tjera

Web TV