Një 59-vjecar i cili është diagnostikuar ditën e sotme me koronaviursin, Covid-19 ka ndërruar jetë në Spitalin e Shkodrës.
Burri kishte pesë ditë i shtruar në spital për hemorragji cerebrale dhe më pas u zbulua si mbartës i koronavirusit. Ende nuk është bërë e ditur nëse vdekja e tij ka ardhur si shkak i komplikacionit të sëmundjes që ka pasur, apo nga koronavirusi.
Ndërkohë qyteti i Shkodrës renditet i dyti në Shqipëri për numrin më të lartë të infektuarve me Covid-19./Fjala.al