Vetëvaret 55-vjeçari në Kuçovë, dyshimet e para (emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 55-vjeçar nga fshati Lumas i Kuçovës i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme, ndërkohë që trupi i të ndjerit është gjetur nga bashkëshortja e tij pak pas mesdite.

Ajo ishte kthyer nga tokat bujqësore ku shkonte çdo mëngjes për të punuar, aty kishte vënë re mungesën e bashkëshortit dhe pasi e kishte kërkuar e kishte gjetur të pajetë në kasollen e bagëtive dhe ka njoftuar menjëherë policinë.

Viktima mësohet të jetë 55-vjeçari Seit Qevani, trupi i të cilit është dërguar në morgun e Spitalit Rajonal Berat, ku pas autopsisë ka rezultuar se ai është vetëvarur.

Nga burimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë bëhet me dije se, 55-vjeçari mendohet se e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushte të rënduara psikologjike pasi ai vuante prej kohësh nga depresioni dhe për problemet psikike që kishte shfaqur merrte edhe mjekim.

Viktima  jetonte vetëm me bashkëshorten e tij, pasi të dy fëmijët jetonin prej shumë vitesh në Greqi./Fjala.al/

Të fundit

Korçë, makina përplas këmbësoren me pasojë jetën

Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën që të çon drejt fshatit Voskop. Sipas informacionit paraprak, një automjet...

Anglishtja, kusht për shoferët e kamionëve!

Administrata amerikane ka paralajmëruar se disa shtete mund të përballen me ndërprerje të fondeve federale nëse nuk zbatojnë rregullat e reja. Departamenti i Transportit bëri...

Putin “zbret” në festivalin e Venecias, Gaza dominon eventin

Venecia ka shtruar tapetin e kuq dhe është gati të mirëpresë ajkën hollivudiane, në edicionin e 82-të të festivalit prestigjoz të filmit. Yje të kinemasë,...

Piktura holandeze e vjedhur nga nazistët gjendet në Argjentinë

Më shumë se 80 vjet pasi u vodh nga nazistët nga një tregtar i artit hebre në Amsterdam, një portret i një mjeshtri italian...

Trump: Dënime me vdekje për vrasësit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë të martën se do të kërkojë dënime me vdekje për vrasësit në Uashington, në kuadër të luftimit të...

Lajme të tjera

Web TV