VIDEO/ Duke “zëvendësuar” girat me fëmijët, ja si stërvitet Ronaldo në karantinë

Cristiano Ronaldo duket se është duke i shijuar në maksimum ditët e karantinës. Ndonëse ndodhet jashtë fushës dhe ende nuk dihet rikthimi i futbollit italian, sulmuesi i Juventusit nuk e ka ndaluar stërvitjen.

Ndërsa para disa ditësh postoi një video duke bërë vrap në oborrin e shtëpisë së bashku me partneren e tij, modelen Georgina Rodriguez, sot ka publikuar një tjetër moment të veçant gjatë stërvitjes.

Në një postim në “Instagram”, ylli portugez shfaqet duke bërë stërvitje, ndërsa vajza dhe djali i tij i vogël i qëndrojën pranë dhe nuk e lënë rehat.

“Fëmijë, lëreni babanë të bëjë punën e tij”-shkruan Ronaldo krahas kësaj videoje, ndërsa kënaqet duke luajtur me ta./Fjala.al/

https://www.instagram.com/tv/B-6_3FugRaE/?utm_source=ig_web_copy_link