​Kjo është mënyra e re se si përhapet koronavirusi

Akademia Kombëtare e Shkencave Amerikane ka hedhur një tezë të re se si mund të përhapet koronavirusi.

Sipas saj, koronavirusi përhapet nëpër ajër dhe jo vetëm nga spërklat e lëshuara nga teshtima apo kollitja.

Megjithëse studimet nuk kanë përfunduar akoma rezultatet e kërkimit tregojnë se probabiliteti që koronavirusi të merret përmes ajrit është i lartë.

Qendra Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) dhe agjencitë e tjera shëndetësore deri më tani kanë insistuar se mënyra kryesore e transmetimit të sindromës së rëndë akute të frymëmarrjes SARS-COV-2 është përmes spërklave më të mëdha, të cilat shpërthejnë nga kollitja dhe teshtitja.

Por, studimi i fundit tregon se ai mund të përhapet edhe në ajër.

Madje efekti i spërklave është një deri në dy metra. Ndërsa një studim i shkencëtarëve kinezë thotë se efekti i spërklave që mund të transmetojnë koronavirusin mund të arrijë deri në 4 metra.

Koronavirusi mund të qëndrojnë në sipërfaqe dhe njerëzit mund ta marrin atë duke prekur gojën, hundën ose sytë.

LEXO EDHE: