1 mln $ kush gjen vaksinën e Covid-19, ky shtet vë shpërblim për shkencëtarët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka premtuar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për shkencëtarët e vendit, nëse ata arrijnë të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit.

Vendi në fjalë ka një popullsi prej rreth 42 milion banorësh dhe deri në këto momente ka konfirmuar 3,102 raste të COVID-19 dhe 93 njerëz kanë vdekur.

“Presidenti beson se një milion dollarë është një nxitje e mirë”, tha-zëdhënësja e tij Yuliya Mendel në një deklaratë dërguar AFP, me qëllimin që të zhvillojë një vaksinë që do të “shpëtojë qindra mijëra jetë njerëzish”.

Më tej ajo shtoi se kërkesa e Zelensky për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 u dërgua në Akademinë e Shkencave të Ukrainës muajin e kaluar. Ndërsa të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi rëndësinë e zhvillimit të një vaksine COVID-19, duke thënë se ishte e nevojshme që të ndalohej plotësisht transmetimi i sëmundjes, e cila ka çuar në mbi 120,000 vdekje në të gjithë botën./Fjala.al/

Të fundit

Zjarr pranë godinës së Bashkisë Elbasan

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një godinë të amortizuar pranë Bashkisë së Elbasanit, duke shkaktuar panik tek banorët...

Spiropali: Shqipëria qëndron krah Ukrainës, mbështesim sanksionet ndaj Rusisë

Ukraina feston 34-vjetorin e Pavarësisë ditën e sotme, ndërsa në kuadër të kësaj ditë në Tiranë është zhvilluar një aktivitet. E pranishme në këtë...

Nesër, dita kur vuloset fati i Adriatik Lapajt në politikë

Ankesa, rinumërime dhe beteja në Komisionin e Ankesave dhe në Kolegjin Zgjedhor. Përpjekjet e opozitës për të shpallur 11 majin si farsë elektorale dhe për...

Dhunë gjatë protestave në Serbi, si po reagon BE?

Situata në Serbi është e tensionuar: Çdo ditë ka raportime të reja për dhunë policore kundër demonstruesve, arrestime dhe akuza se qeveria e vendit...

Donnarumma gjen ekip në Premier League

Gianluigi Donnarumma, aktualisht pjesë e Paris Saint-Germain, është shumë pranë një kalimi te Manchester City pas marrëveshjes personale që ka arritur me kampionët e...

Lajme të tjera

Web TV