Koronavirusi/Evropianët rikthehen në punë. Po Gjermania pse nuk i lehtëson masat?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këtë fillim jave pjesa më e madhe e vendeve të Evropës, përfshirë edhe Shqipërinë lehtësuan masat kufizuese të vendosura deri dje ndaj koronavirusit.

Megjithëse masat nuk janë në fazën e tyre 100 % të lehtësimit, disa vende të Evropës po i rikthehen normalitetit ndërsa disa të tjera po rihapin bizneset.

Gjithashtu, edhe në dy vendet më të goditura nga koronavirusi si Spanja dhe Italia kanë rifilluar punën disa prej industrive, shkruan Daily Mail. 

Vdekjet në Spanjë dhe Itali përbëjnë gati një të tretën e numrit të përgjithshëm të vdekjeve në botë.

Ndërkaq, Gjermania po mendon hapjen e shkollave javës tjetër.

Ndërtuesit, pastruesit, fabrikat dhe punonjësit e kantiereve u lejuan të kthehen në punë, ndërsa policia shpërndau miliona maska në metrotë e trenave dhe autobusëve.

Megjithatë, masat e distancës sociale, udhëtimet aspak të rëndësishme dhe bizneset pa ndonjë peshë ekonomike do të vijojnë t’u nënshtrohen direktivave qeveritare.

Gjithashtu, edhe Franca ka bërë disa lehtësime, të cilat sipas presidentit Makron, koronavirusi është vendosur nën kontroll.

Nga ana tjetër, Gjermania është nën presion për të lehtësuar masat e izolimit, ku ekspertët i kanë kërkuar kancelares Merkel që të rihapë shkollat.

Gjermania ka arritur të mbajë nivelin e saj të vdekshmërisë poshtë pak më shumë se 2 për qind për shkak të aftësisë së saj të lartë testuese.

Gjithashtu, disa vende të tjera evropiane, të tilla si Austria, Danimarka dhe Republika Çeke janë gati të lehtësojnë masat.

Megjithatë, sipas shefit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha se kufizimet duhet të hiqen gradualisht pasi të bjerë fuqia goditëse e koronavirusit.

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV