“Meta mbledh nesër Këshillin e Sigurisë”, Basha tregon a do marrë pjesë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të mbledhë nesër për të dytën herë Këshillin e Sigurisë lidhur me menaxhimin e krizës së Covid-19.

Këtë gjë e bëri me dije kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në emisionin “Tempora” në Rtv Ora teksa konfirmoi pjesëmarrjen.

Ndërsa komentoi ftesën e kryeministrit Edi Rama për të bashkërenduar forcat, Basha tha se prej fillimit ka qëndruar larg retorikës politike dhe do të vazhdojë ta bëjë. Ekspertët e PD-së, tha ai, kanë qenë të gatshëm të kontribuojnë.

“Harxhon shumë kohë për të sharë ekspertët që kanë ftuar vetë mbrëmë. Ekspertët tanë janë gati për të punuar për të mirën e qytetarëve. Vetëofroj pa asnjë kufizim të gjithë ekspertizën time. Propozimet që ekspertët tanë kenë parashtruar të merren parasysh me shumë seriozitet ashtu siç edhe më është premtuar në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Meqë ra fjala, presidenti më njoftoi se ka për qëllim që të thërrasë një tjetër mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare ditën e nesërme,”-u shpreh kryedemokrati./Fjala.al/

Të fundit

A mund të na çlirojë inteligjenca artificiale nga mëkatet?

Një eksperiment i çuditshëm, mes teknologjisë dhe spiritualitetit, zhvillohet në një kishë zvicerane (duke përdorur inteligjencën artificiale). Me efekte...

Trauma nga vetëvrasja e mbesës së tij!/ Pse u bë Adolf Hitler vegjetarian?

Nuk është e sigurt që Hitleri ishte vegjetarian: ai ndoshta u bë i tillë nga viti 1931 e tutje, por pyetja është e diskutueshme....

Brad Pittit u ndalua të hynte në Kinë për 20 vjet/ Arsyeja e pazakontë!

Brad Pitt u ndalua të hynte në Kinë për gati 20 vjet për shkak të një filmi në të cilin luajti në fund të...

Gabim radiofonik/ Si u bombardua manastiri më i madhi në botë për shkak të një keqkuptimi

Manastiri i Montecassino, i themeluar nga Benedikti i Norcias në 529, është më i madhi në botë për nga madhësia dhe i dyti më i vjetër...

VIDEO/ Tension mes pasagjerëve, avionët ushtarakë italianë shoqërojnë aeroplanin amerikan

Një avion i American Airlines, që udhëtonte nga Nju Jorku për në Nju Delhi, Indi, u ul në mënyrë të sigurt në Romë të...

Lajme të tjera

Web TV