U arratis nga burgu i Bënçës/ Policia kap të dënuarin

Policia ka arrestuar të dënuarin i cili u arratis nga burgu i Bënçës. Uniformat blu kanë zbuluar edhe identitetin e tij. Ai është Eduart Shakaj, i cili vuante dënimin në burgun e Tepelenës.

I dënuari u arratis në një kohë kur e gjithë vëmendja e Shqipërisë është e përqendruar te masat ndaj koronavirusit dhe luftën ndaj Covid-19.

Kujtojmë se burgu i Bënçës është edhe vendi ku ka vuajtur dënimin lideri historik i së majtës dhe njëherësh ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano.

Ai u arrestua me akuzën e korrupsionit më 30 korrik 1993 dhe u dënua me 12 vjet burg në vitin 1994 pas një procesi të prishur nga shkeljet e procedurave ligjore.

Ai u deklarua i dënuar politik nga Amnesty International, Komisioni i Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut në Helsinki dhe grupe të tjera. Nano u lirua nga burgu në 14 mars 1997 me faljen e Presidentit Berisha gjatë përmbysjes së pushtetit.

Njoftimi i Policisë:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Rreth orës 12:10 të ditës së sotme, shtetasi E. Ç., banues në Memaliaj, i cili vuante dënimin në IEVP Tepelenë është larguar në drejtim të fshatit Bënçë. Menjëherë është organizuar puna nga sherbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për kapjen e këtij shtetasi. Në orën 12:30 shtetasi i mësipërm është kapur nga punonjësit e Policisë Tepelenë dhe shërbimet e IEVP Tepelenë.