Recensa letrare/ Atmosfera e një hapësire të lënduar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rreth romanit “Robi i lartësive”, të shkrimtarit  Ermir Nika

Nga Petrit Palushi

Në vitet ’60 të  shekullit të XX, Kina i dhuron një Radiostacion Shqipërisë.

Aty ku po vendosej antena, pikëzohen ngjarjet, n’atë mjedis luhen drama njerëzore, shpalohen karaktere, koha më shumë rri pezull se sa mbetet në normalitetin e vet.

Ndërkohë, një njohje gati – gati e rastësishme e inxhinierit shqiptar, Arianit dhe teknikut kinez, Çan Pao Y, nuk është vetëm thjesht një pikëtakim i dy personazheve më vepruese të romanit, por më tepër se kaq. Vjen dhe vdekja e teknikut kinez Çan Pao Y, teksa mbeti përjetësisht robi i lartësive.

Kjo është fabula e romanit, e cila shndërrohet në makrotemë.

Një roman i shkruar bukur, një roman i karaketereve, provokues qysh në titull dhe në krejt shtjellën rrëfimore.

Një rrëfim që rrjedh telegrafisht, pa kurrfarë ndalese, ku çdo pjesëz rrëfimi sikur ndrit më tepër se tjetra.

Shkrimtari e zhvendos rrëfimin natyrshëm nga kryeqendra  e Shqipërisë, Tirana, në periferi, në Malin  e Dajtit, por për lexuesin e  vëmendshëm  është zhvendosje në lartësi, në zonë të epërme ku vijnë pa ndalesa të gjitha ngjyrat e komunikimit.

Do t’ishin të mjaftueshme ekspozimi i dy fragmenteve të shkurta nga romani (1. “Nga dritarja e mbyllur vëreja Tiranën se si zvogëlohej dhe mblidhej gjithmonë e më shumë në vetvete derisa edhe zhurmërimat e saj u platitën”. 2. “Mbase ashtu, jo rastësisht, Tirana përvijohej në formën e një ylli të rrëzuar tradhtisht, kinse nga forca e gravitetit apo besëtytnia e njeriut”.), si shenjë se ngjarjet në Malin e Dajtit marrin më tepër frymë, aty formësohen fate të çuditshme njerëzore, ka më tepër gjallnim jete.

Është  pra diçka krejt ndryshe nga e zakonshmja, ose lexuesi mund ta  marrë si të tillë.

Lexo edhe :  Problemet me votat e diasporës, ja kur pritet të vendosë Celibashi për zarfet nga Greqia

Mjedisi ku po ngrihej antena e  Radiotelevizionit Shqiptar është njëkohësisht edhe zona më dramatike e  rrëfimit, ku shpesh shkunden mendësi ndërkontinentale, ku filtrohen ngjarje që vjetërohen menjëherë, thuajse aty për aty, dhe të tjera që shpalohen me tjetër dritë, ose me dritë të mungueshme. Kësisoj, një dritë e tillë e ngroh palcën e rrëfimit, karakteret shfaqen në plotninë e tyre, anipse drita e mungueshme fillimisht është vështirësisht e kuptueshme.

Ndodh që vepra  letrarë të japin frymën e një kohë, shumë më mirë se ato historike.

Mjafton një detaj, një prekje arkivore e  një kohe, dhe më pas shkrimtari aktivizon elementët letrarë në rikrijimin e një atmosfere krejt të besueshme.

Një përplasje e elementëve realë me  ato surrealë krijon ndërdyshje në sytë e lexuesit, derisa t’i krijohet  besueshmëria se rrëfimi s’është faktografik, por i një natyre tjetër, të cilin fatlumnisht e ka vetëm letërsia.

Kështu ndodh edhe me romanin “Robi i lartësive”, të shkrimtarit Ermir Nika, ku rikrijohet artistikisht hapësira e  një kohe të lënduar në vitet ’60 të  shekullit të XX.

Marrëdhëniet Shqipëri – Kinë të asaj kohe ngjajnë sa të largëta, aq edhe të afërta njëkohësisht dhe të vështrosh një kohë të tillë (kthimi pas) është njëjtë si të trazosh mjegullnajën, por në shtjellën e rrëfimit të romanit, të ngjan se ngjarjet s’kanë të përfunduar, se fillon sërish riciklimi i kohëve herë dramatike, herë lirike, por herë – herë edhe të përzijshme.

Ndërkohë, lexuesi vazhdon të shijojë rrëfimin e bukur.

Të fundit

“Kujdes të kam fal njëherë…”/ Manja përplaset me Këlliçin dhe Gjin Gjonin

Momente tensioni janë regjistruar në ambientet e Parkut Olimpik aty ku prej mëngjesit të sotëm ka nisur numërimi i...

Pushimet si terapi: Destinacionet që ushqejnë shpirtin

Jo çdo arratisje ka të bëjë me valixhen — disa lidhen me rikthimin tek vetja. Në një kohë ku ritmi i jetës është i shpejtë,...

Kush i humbi zgjedhjet? Askush, si gjithmonë

Nga Enton Spahiu Pas çdo zgjedhjeje, njëra palë feston, tjetra reflekton. Në teori. Sepse në praktikën shqiptare, veçanërisht atë të Partisë Demokratike, reflektimi është një...

“Këta dhe ditëlindjet me 5-sa i kanë!”/ Demokratët suprizojnë Gjekmarkajn për 51-vjetorin

Teksa procesi i numërimit të votave të diasporës po zhvillohet në Parkun Olimpik, atmosfera u zbut për disa çaste kur deputeti Agron Gjekmarkaj u...

“Washington Post”: Turistët amerikanë zgjedhin Shqipërinë midis vendeve evropiane

Turistët amerikanë po përgatiten për një verë të kushtueshme – duke i përshtatur pushimet e tyre në përputhje me rrethanat, shkruan Natalie B. Compton...

Lajme të tjera

Web TV