Tito posedonte qysh në 1943 shtet, banka, kartmonedha dhe hekurudha të vetat?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Botohet për herë të parë/ Çfarë njoftonte „Agjensia Telegrafike Hungareze“ për pushtetin që partizanët kishin në pjesën e dytë të Luftës së Dytë

Nga Armand PLAKA për Fjala.al

Një njoftim deri diku “i çuditshëm” duket se vinte jo vetëm për hungarezët në atë kohë kur fatet e Luftës tashmë po merrnin një drejtim të kundërt me projeksionet e Boshtit, pjesë e të cilës ishte dhe shteti hungarez.

Bëhet fjalë për një nga formacionet më të lakuara partizane e kundërshtare të Gjermanisë dhe Boshtit në atë kohë, partizanët e Marshallit Tito në ish-Jugosllavi. Nga ky informacion i shkurtër në volum, por i rëndëisshëm në përmbajtje, duket se ka diçka edhe në lidhje me Shqipërinë. Por ajo që të habit më shumë, është fakti se qysh në atë kohë, Tito dhe ushtria e tij kishin formuar ndërkaq një “shtet të vetin”, sigurisht në territoret që ata mund të kontrollonin, siç merret me mend.

Lajmi vinte nga “Agjensia Telegrafike Hungareze”, e cila botonte në atë kohë buletine edhe në gjuhën gjermane, si gjuha më e rëndësishme, ajo e aleatëve të tyre më të mëdhenj për momentin.

Meqenëse nuk kishin korrespondentë as në Moskë e as në shtabin e Titos, ata i referoheshin shtypit të një vendi neutral, Suedisë në këtë rast, e cila mund të depërtonte në ato kohë si në Moskë, ashtu dhe në Berlin.

Kështu, më konkretisht aty shkruhej:

Moska rreth “Shtetit të Titos”

Stokholm, 30 dhjetor 1943 – Me rastin e vizitës së një delegacioni ushtarak sovjetik pranë Titos, gazetat ruse shkruajnë – sikurse njofton nga Moska gazeta suedeze “Aftontidningen” – rreth një “Shteti të Titos”. Ushtria e rregullt e Titos kap shifrën e 250 mijë vetëve që formojnë kësisoj 26 divizione, duke përfshirë këtu: këmbësori, kavaleri dhe trupa e divizoneve të koracuara. Qeveria e Titos është tërësisht e pavarur, posedon një bankë shtetërore të vetën, shtyp karmonedha të vetat, ka një administratë hekurudhore të vetën dhe nxjerr në botim rreth njëqind gazeta. Në verë të këtij viti, Tito lidhi marrëdhënie me partizanët në Shqipëri, Bullgari, Rumani dhe Greqi.

Lexo edhe :  A e dini se Shkodra mund të bëhej kryeqytet i Shqipërisë?/ Çka ndikoi që të mos bëhej?

Po në këtë buletin, duke iu referuar një tjetër gazete ruse, silleshin fakte të tjera rreth gjendjes në ish-Jugosllavi ku thuhej se:…. tashmë Tito zotëron një të tretën e territorit, ndërsa vetëm në gjysmën e parë të vitit 1943, partizanët e Titos kishin mundur të vrisnin 35 mijë gjermanë dhe të kapnin 16 mijë robër lufte.

Sigurisht se duke qenë burime sovjetike, merret me mend se ato ishin shumë të interesuara të nxirrnin edhe shifra fiktive dhe të bënin propagandë në favor të kauzës së vet dhe të aleatit të tyre më të madh në Ballkan, por sidoqoftë, disi i çuditshëm mbetet fakti se qysh në atë kohë, Tito paskësh qenë në gjendje të krijonte jo vetëm një administratë të vetën me “këshillat antifashistë”, por edhe bankë dhe kartmonedha të vetat, sikurse të administronte edhe linja hekurudhore .

Ndërsa përsa i përket botimeve të shumta (dmth. gazetave e buletineve) janë një fakt që mund të besohet lehtësisht, nëse mbajmë parasysh panoramën shumëkombëshe dhe territorin e madh që zinte ish-Jugosllavia, kështu që është një fakt thuajse tërësisht i besueshëm, sikurse dhe lajmi mbi vendosjen e marrëdhënieve të Titos me partizanët në Ballkan, ata shqiptarë, grekë, rumunë e bullgarë. Të paktën me ata shqiptarë rezulton t’i ketë vendosur madje edhe më herët.

Faksimile e buletinit të „Agjensisë Telegrafike Hungareze” MIT, e dhjetorit të vitit 1943

Faksimile e lajmit mbi Titon botuar në buletinin e „Agjensisë Telegrafike Hungareze” MIT, më 30 dhjetor 1943

Partizanët e Titos pasi kishin çliruar Vojvodinën në vitin 1944

Mareshalli Josip Broz Titos gjatë luftës në vitin 1943

Ish-Emisarët jugosllavë pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacionalçlirimtare Shqiptare, Dushan Mugosha (poshtë majtas), Enver Hoxha (poshtë djathtas) dhe Miladin Popoviçi (në këmbë majtas) gjatë periudhës së Luftës së Dytë

Të fundit

Trump shkarkon komisionaren e Zyrës së Statistikave të Punës

Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka urdhëruar ekipin e tij që të shkarkojë menjëherë komisionaren e punës Erika McEntarfer. Urdhri...

Shpërthen vullkani në Indonezi, reja e hirit mbi 10 km e lartë

Në malin Levotobi Laki-Laki në provincën Nusa Tenggara Lindore në Indonezi, një vullkan shpërtheu sot, duke hedhur një re hiri mbi 10 kilometra të...

Berisha rri, Dumani ik!

NAMIR LAPARDHAJA - Ky është refreni i përditshëm i drejtuesve të PD-së, duke filluar nga Sekretari i Përgjithshëm, nënkryetarët e partisë, anëtarët e kryesisë...

Fshati Gjerbës pa ujë, 120 familje mbushin në çezmën e fshatit

Në zemër të Mallakastrës, mes kodrave me burime te shumta natyrore, 120 familje vuajnë për pikën e ujit. Një çezmë e vetme gjendet 2...

“Për sa kohë marr frymë, s’e tradhtoj Dodik”

“Kemi kaluar kriza të shumta; përmbytje, emigrantë, koroanvirus, konfliktin në Ukrainë, sulmin për Srebrenicën dhe provokimet nga Kosova, por Serbia nuk ka qënë kurrë...

Lajme të tjera

Web TV