Bum ankesash nga qytetarët ndaj BKT-së dhe NOA-s, mashtrime e dyshime për vjedhje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm pak kohë pas publikimit të shkrimit në “Fjala.al” mbi mashtrimet financiare në dëm të qytetarëve nga BKT dhe shoqëria NOA, në adresë të redaksisë kanë mbërritur denoncime të shumta të qytetarëve të cilët ngrenë shqetësimin se në kohë të ndryshme u janë marrë në mënyrë të padrejtë shuma të konsiderueshme nga këto dy institucione financiare.

Komentuesit deklarojnë se kanë pasur histori mashtrimesh dhe vjedhjesh me BKT dhe NOA nëpërmjet ndërhyrjeve në kodin e kartave kur tërheqin nga bankomatet e BKT-së, por edhe në komisione të ndryshme në momentin që shkojnë të tërheqin kreditë e marra, duke u mbajtur interesa mbi ato që parashikohen në kontratën e firmosur mes palëve, nga ana e qytetarëve dhe shoqërisë NOA dhe kjo e fundit më pas në bashkëpunim me BKT-në kur bëhet thyerja e çeqeve të kredive.

Disa qytetarë ngrenë pretendimin se ndonëse kanë denoncuar në institucionet ligjore në vend, shpesh denoncimet e tyre nuk i merren në konsideratë dhe hetimet treten gjatë rrugës, duke ngritur dyshimin e arsyeshëm për afera në mbylljen e këtyre skandaleve edhe nga institucionet e drejtësisë.

Një tjetër shqetësim masiv i ardhur në adresë të redaksisë së “Fjala.al” është edhe fakti që BKT dhe NOA në bashkëpunim me shoqëri private përmbarimore, me të cilat ato kanë kontratë për ndjekjen e “kredive të këqija”, kanë ndërhyrë në sekuestrime të paligjshme. Në ditët në vijim “Fjala.al” do të ndjekë me përparësi çdo denoncim qytetar dhe do të paraqesë fakte mbi forma të sofistikuara të mashtrimit që bien drejtëpëdrejtë në dëm të qytetarëve.

Të fundit

Norvegjia fajëson hakerët rusë për sabotimin e digës

Hakerët rusë morën përkohësisht kontrollin e një dige në Norvegji më herët këtë vit, tha të mërkurën shefja e...

Një muaj në koma dhe i intubuar, avokati Saimir Visha fiton betejën më të rëndë të jetës

Avokati i njohur, Saimir Visha ka arritur që të fitojë një nga betejat më të rënda të jetës së tij. Ai ka mundur që...

Rikthehen reshjet e shiut? Parashikimi i motit

Ditën e enjte vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira mesatare hera –...

Katedralja e Këlnit dhe udhëtimit të saj shekullor që përfundon në vitin 1880

Katedralja e Këlnit (Kölner Dom) është një nga veprat më të mëdha dhe më të famshme të arkitekturës gotike në botë, dhe sigurisht monumenti...

Horoskopi ditor, 14 Gusht 2025

Dashi Yjet do iu nxitin ta joshni pa mase sot atë qe keni ne krah dhe jeta sentimentale do shkoje me se miri. Do iu...

Lajme të tjera

Web TV