Skandali/Ja si vjedhin punonjësit e BKT-së dhe NOA-s me lëshimin e çeqeve bankare

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nuk janë të rralla rastet ku qytetarët ankohen se janë mashtruar nga punonjësit dhe punonjësit bankave, nëpërmjet manovrave të ndryshme.

Një skemë mashtrimi me çeqet bankare është zbuluar pak muaj më parë nga policia dhe prokuroria e Tiranës, e cila vendosi të dënojë me disa vite burg personat përgjegjës, si Emiljano Kaloshi, Lumturi Gjana, Ergest Koliçi, Gentjan Xhaja dhe Alfred Nanaj.

Këta persona sipas policisë së Tiranës duket se bashkëpunonin me punonjës së Bankës Kombëtare Tregtare dhe Institutit Financiar NOA, duke arritur të merrnin çeqe me vlerë të ndryshme monetare.

Çeqet përfitoheshin me dokumente të falsifikuara, duke dhënë informacione të rreme, për sa i përket vendit të punës, të ardhurave financiare etj. Këto të dhëna monitoroheshin sipërfaqësisht nga BKT dhe NOA, dhe më pas lejohej marrja e kredisë.

Prej këtyre shtetasve janë paraqitur në degën e bankës “BKT” që ndodhet në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë, në degën që ndodhet pranë vendit të njohur si “Farmacia 10”, Tiranë, në degën që ndodhet në rrugën e “Durrësit”, Tiranë, në degën që ndodhet në rrugën “Unaza e Re”, Tiranë, dokumente të falsifikuar, me qëllim përfitimin e kredive personale.

Prej tyre është përfituar kredi në miliona lekë në periudhën korrik – gusht të vitit 2015 si dhe në muajin mars 2016. Në funksion të hetimeve të zhvilluara për këtë procedim penal, me shkresën e dtaës 15 shkurt 2018, i është kërkuar informacion Institutit Financiar “NOA”, në lidhje me identifikimin e personave që kanë bërë tërheqjen e çekut, bankën që e ka lëshuar si edhe degën e bankës në të cilën është thyer çeku.

Rezultoi se me shkresën e datës 1 mars 2018 prej “NOA” ka konfirmuar se të pandehurit ***e kanë thyer çekun pranë BKT Bank, në degën që ndodhet në qendrën tregtare “Kristal”. Personat kanë thyer çekun pranë BKT Bank, në degën që ndodhet në rrugën “Komuna e Parisit”, Tiranë. Kurse i pandehuri Gentjan Xhaja e ka thyer çekun pranë BKT Bank në degën që ndodhet pranë Medresesë.

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV