Këngëtarja me origjinë shqiptare prej kohësh është duke shijuar suksesin e saj ndërkombëtar. Por së fundmi, Dua pozoi për revistën prestigjioze “Elle”, në të cilën erdhi kësaj radhe ndryshe nga të gjitha herët e tjera. Jemi mësuar të shikojmë një Dua sexy, por jo të zhveshur.
Ajo në këtë revistë shfaqet komplet e zhveshur, derisa pjesët intime i ka mbuluar me një kitarë shumëngjyrëshe, fotografit artistike të së cilës i ka realizuar fotografi Zoey Grossman.
Trupi i saj mbetet gjithmonë i bukur dhe i komentuar nga ndjekësit të cilët e adhurojnë këngëtaren. Edhe pse shfaqet shumë provokuese ky stil i shkon Dua-s edhe më shumë.