Monopoli i ngritur mbi fatkeqësinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Klodian Tomorri

Qeveria lajmëroi sot (dje) planin për riatdhesimin e shqiptarëve të mbetur jashtë shtetit nga bllokimi i kufijve. Sipas ministres së Infrastrukturës, rezidentët shqiptarë mbetur jashtë apo emigrantët që duan të kthehen në Atdhe do të riatdhesohen përmes kompanisë Air Albania. Por cilat janë kushtet e kthimit?

Fillimisht emigrantët apo rezidentët e mbetur jashtë do të prenotojnë fluturimin në Air Albania, të cilin do ta paguajnë me paratë e tyre. Më pas, po në faqen e Air Albania-s do të prenotojnë një nga hotelet e listuara aty për të ndenjur dy javë me detyrim në karantinë.

Hotelet e karantinës do të jenë në Durrës. Ata i ka gjetur me negocim Ministria e Turizmit, por paratë për qëndrimin e detyrueshëm dy javor do ta paguajnë vetë qytetarët fatkeq që kthehen. Me një fjalë, pasi kanë ndenjur më shumë se një muaj jashtë, të bllokuar nga mbyllja e kufijve, pasi kanë shpenzuar të gjitha paratë e mundshme, pasi mund të kenë mbetur edhe pa ngrënë atje ku kanë qenë të bllokuar, tani do t’u duhet të paguajnë edhe hotel dy javë në Shqipëri.

Pra njerëzit do të vihen në rresht, do të imbarkohen në Air Albania dhe pastaj kur të mbërrijnë, do të futen në hotele si tufa e deleve në vath. Të gjitha këto do t’i paguajnë me paratë e tyre. Por ministrja e Infrastrukturës siguroi se çmimet do të jenë të arsyeshme se i ka negociuar vetë qeveria.

Por nuk mbaron me kaq.

Fluturimet do të hapen edhe për shqiptarët që duan të ikin jashtë, apo italianët që janë në Shqipëri dhe duhet të kthehen në vendin e tyre. Sërish përmes Air Albania-s, monopolist të fatkeqësisë. Me një fjalë, Air Albania do të jetë kompani fluturimi, agjenci turistike e madje edhe flamuri i shpëtimit të shqiptarëve.

Lexo edhe :  Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Tani pyetja është, pse vetëm Air Albania? Edhe Albawings-i kompani shqiptare është. Apo monopolet janë me efiçente për këto punë.

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV