Bamir Topi: Isha në Kinë kur ra koronavirusi, ja ç’bëra sa erdha këtu-VIDEO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-presidenti Bamir Topi ka rrëfyer se gjatë kulmit të pandemisë së koronavirusit ndodhej në Kinë dhe se në Shqipëri ka mbërritur në muajin janar.

Bamir Topi tha se është vetëkarantinuar që kur është kthyer në Shqipëri.

Nga data 9-14 janar kam qenë i ftuar në një aktivitet në Kinë, kam qenë në Pekin dhe për hir të së vërtetës dhe kur jemi larguar, nuk kishte asnjë lloj informacioni mbi të këtë virus. Jemi ndërgjegjësuar kur kemi ardhur këtu që kemi parë lajmet nga Wuhan. Kemi qenë të vëtëkarantinuar, por pa e deklaruar, sepse gjithçka mund të ndodhë, fatmirësisht nuk ndodhi,”– tha Topi në një lidhje me “Skype” në emisionin “Repolitix”.

Rasti i parë në Shqipëri u raportua më datë 9 mars, edhe pse sipas deklaratës së fundit të Silva Binos ka pasur raste me koronavirus që në fund të shkurtit.

“Sigurisht që patëm, kemi pasur raste sporadike në fund të shkurtit. Më 28 shkurt janë shfaqur shenjat e para klinike. Ka filluar qarkullimi i sëmundjes, por jo intensiv. Që në fund të janarit ne kemi filluar gjurmimin epidemiologjik të gjitha formave të rënda”, u shpreh dje Bino.

Ndërkaq në Shqipëri deri më tani kemi 494 persona të infektuar, 25 viktima dhe 251 të tjerë të shëruar nga koronavirusi.

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV