Covid 19/Tregu i sigurimeve vazhdon mbështetjen për klientët e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tregu i sigurimeve, si pjesë e rëndësishme e tregut financiar, po punon
intensivisht në mbështetje të bizneseve dhe qytetarëve për të lehtësuar në
maksimum pasojat e shkaktuara nga COVID-19.

Pavarësisht rënies së të ardhurave të tregut si rezultat i kufizimeve të
vendosura nga qeveria, shoqëritë e sigurimeve kanë vazhduar të
dëmshpërblejnë rregullisht dhe në mënyrë të shpejtë të gjithë klientët e
tyre, duke kontribuar dukshëm në minimizimin e pasojave financiare në këtë situate të vështirë për ta.

Ka vazhduar rregullisht shlyerja e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i 26
Nëntorit, ku janë evidentuar dhe ndjekur mbi 5000 raste dëmesh, me një vlerë dëmshpërblimi prej rreth 30 milionë euro.

Po kështu, vlen të theksohet se vetëm për 2 muajt e parë të këtij viti (Janar-Shkurt ), janë paguar gjithsej rreth 14 milionë euro dëme ose sa
dyfishi i dëmeve të paguara në periudhën përkatëse të një viti më parë (Janar-Shkurt 2019 ).

Kompanitë e sigurimeve, po qëndrojnë pranë klientëve dhe po i mbështesin ata për të gjitha kërkesat e tyre për t’u siguruar, duke ofruar shërbim në ambientet e tyre, në format klasike të shitjes apo ato on-line, si edhe duke ua dërguar policat e sigurimit klientëve në vendndodhjen e tyre.

Ne e kuptojmë më mirë se askush tjetër këtë situatë aspak të zakonshme, ndaj po jetojmë me hallet dhe shqetësimet e çdo policmbajtësi, për të gjetur rrugë dhe mundësi në mbrojtje të interesave të tyre.

Specialistët e tregut rekomandojnë që bizneset dhe individët të tregohen
të vëmendshëm dhe të kujdesshëm për t’u siguruar në cdo rast që ata mund të përballen me rreziqet, përfshirë këtu jetën dhe shëndetin, pronën, biznesin,
etj.

Ndërkohë, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë së bashku me Autoritetin e
Mbikëqyrjes Financiare shprehin shqetësimin e tyre për nivelin e lartë të
mjeteve të pasiguruara, nivel i cili aktualisht është rreth 20 % e totalit të mjeteve të regjistruara.

Lexo edhe :  Në BE janë të shqetësuar për sigurinë, në Ballkan prioritet është mbijetesa

Dëmet e shkaktuara, nga mjetet që nuk kanë sigurimin e detyrueshëm TPL,
vazhdojnë të përbëjnë një problem madhor për tregun e sigurimeve, pasi
vlerat e tyre përballohen totalisht nga shoqëritë e sigurimeve, duke rënduar
padrejtësisht bilancet finanaciare të tyre.
Aktualisht, mbi 3000 persona të pa siguruar janë debitorë ndaj Byrosë Shqiptare të Sigurimeve, si shkaktarë të dëmeve që kalojnë vlerën e 38 milion eurove.

Nga ana tjetër, në rastet e aksidenteve të shkaktuara nga persona të pasiguruar, drejtuesi i mjetit do të përballet me një proçes gjyqësor si debitor ndaj BSHS-së dhe nuk përfiton dëmshpërblim as si drejtues mjeti dhe as për familjarët e tij.

Ne, ju kërkojmë qytetarëve që të mos lëvizin me mjete të cilat janë të pa siguruara, pasi me aksidentet që mund të shkaktojnë, nuk do të kenë asnjë mundësi ligjore për të përfituar dëmshpërblim, dhe në këtë mënyrë ata do t’i krijonin shqetësime dhe dëme financiare vetes dhe familjes së tyre.

Ne i njoftojmë klientët tanë që sigurimi i automjetit është i lidhur me lejen e qarkullimit të tij dhe ky sigurim mund të pezullohet vetëm në rast
se pezullohet edhe leja e qarkullimit, në rast të kundërt, çdo veprim tjetër konsiderohet veprim abuziv dhe i jashtë ligjshëm, për të cilin duhet t’i
drejtohen autoriteteve mbikëqyrëse.

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë garanton klientët e saj se tregu i sigurimeve do të vazhdojë të punojë me përkushtim dhe profesionalizëm për të mbështetur qytetarët dhe bizneset, në veprimtarinë e tyre, për të siguruar mbrojtjen maksimale ndaj pasojave që sjellin rreziqet e ndryshme, në jetën e tyre të përditëshme.

Të fundit

Italia i jep “lamtumirën” Spallettit, Azzurrit marrin pikët e para në kualifikueset

Këtë të hënë u zhvilluan disa nga ndeshjet kualifikuese të Botërorit. Italia mori 3 pikët e para në grup,...

METODA: Si autoritetet italiane mund të zbardhin vrasjen mafioze të 45 viteve më parë

Hetuesit e Prokurorisë së Palermos, në Itali, kanë zgjedhur teknologjitë e reja për të nxjerrë ADN-në nga një gjurmë e gjetur 45 vjet më...

Barcelona godet në merkato, Lewandowski i dytë kushton… zero euro!

Edhe pse Robert Lewandowski mbetet ende një "makineri" golash pavarësisht moshës së tij, te Barcelona po punojnë në fshehtësi dhe me zgjuarsi për të...

2 km nga kufiri me Serbinë, Kurti inaguron stacionin e ri policor në Zveçan

Vetëm dy kilometra larg kufirit me Serbinë, sot është përuruar objekti i ri i Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit në Izvor të Zveçanit. Në...

Kujt i leverdis rinumërimi në Tiranë dhe Fier? Edhe Ramës, edhe Berishës

Pas zgjedhjeve të 11 majit, Shqipëria po hyn sërish në një fazë tensioni elektoral, këtë herë jo përmes kutive të votimit, por përmes rinumërimit...

Lajme të tjera

Web TV