Një nënë, djali i madh i së cilës u implementua nga mjeku famëkeq i fertilitetit, Jan Karbaat, ka folur për herë të parë, duke pranuar se ndjehej ‘e keqpërdorur’ dhe ‘e ndyrë’ kur zbuloi mashtrimin e tij.
Lidia Moret, me origjinë nga Hollanda, por që tani jeton në Benidorm me burrin e saj të dytë Fred, vizitoi qendrën mjekësore të Hollandezit Blijdorp në Barendrecht, në jug të Roterdamit, në vitet 1980, sepse burri i saj i parë kishte probleme të fertilitetit.
Ajo tregoi sesi Dr Karbaat rekomandoi që ajo dhe burri i saj të heshtnin se si u ngjizën dy fëmijët e tyre.
Kur burri i parë i Lidia vdiq nga kanceri në stomak, djali i saj i madh, i lindur në janar 1982, u shqetësua se mund të trashëgonte gjendjen nga babai i tij.
Lidia vendosi t’u tregojë djemve të saj të vërtetën në lidhje me ngjizjen e tyre, dhe në vitin 2019, Peter mori një test ADN, i cili zbuloi se ai ishte djali biologjik i mjekut të nënës së tij, Jan Karbaat.
Lidia pranoi se ndjehej e’ keqpërdorur ‘nga mjeku i saj, i cili vdiq në prill 2017 në moshën 89 vjeç dhe që mendohet se ai mund të ketë kryer të njëjtën gjë te 200 pacientë të tij pa djenin e tyre.
‘Ndoshta kur unë isha në dhomë ai në dhomën tjetër bënte gati spermën. Ndihem e keqpërdorur.. E ndyrë.. Pse, pse, pse e bën atë? ‘, tha Lidia në intervistë.
Peter tani është ‘me fat’ sepse ai ka shumë më shumë motra dhe vëllezër që ai kurrë nuk i dinte., shtoi ajo.
‘E pashë në Roterdam me vëllezërit dhe motrat e tij. Ai është aq me fat. ‘pranoi ajo.
Lidia pranoi se ndihet përgjegjëse, pavarësisht faktit që Karbaat e mashtroi./Burimi: Daily Mail Përshtati: Fjala.al
R.G