Izolimi, a do kthehemi të gjithë në “fëmijë të egër”?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Silvana Kola Loka, Psikologe

Vajza që shikoni në fotografi quhet Xhini (Genie) dhe është një fëmijë të cilën e njohin të gjithë psikologêt, në të gjithë botën. Ajo njihet si “fëmija e egër”, e cila kishte përjetuar për 11 vjet, neglizhim dhe izolim social ekstrem. Historia e saj është kjo:

Kur Xhini ishte 20 muajshe, babai e mbylli në një dhomë. Gjatë gjithë kohës (e cila zgjati me vite), ai e lidhte Xhinin në oturak ose në një djep, me duart dhe këmbët e palëvizshme, pa asnjë kontakt social me askënd, duke mos i dhënë stimulim të asnjë lloji dhe duke e kequshqyer në mënyrë ekstreme. Ajo qendroi e izoluar derisa u bë 13 vjeçe e 7 muaj.
Në nëntor të 1970, autoritet e Përkujdesjes Sociale në Los Anxheles, u vunë në dijeni të kësaj ngjarjeje makabre dhe Xhini u vendos nën përkujdesjen e dedikuar të mjekëve, psikologëve, logopedëve, psikolinguistëve, psikiatërve dhe Fizioterapistëve.
Megjithë përkujdesjen e pamatë, Xhini nuk arriti asnjëherë të fliste si bashkëmoshatarët dhe nuk arriti dot të krijonte marrëdhënie të afërta dhe të qendrueshme sociale.

Babai dhe gruaja e tij u arrestuan dhe u dënuan. Kjo ishte një ngjarje për të cilën u fol gjatë me nevojën për të kuptuar. Dhe vazhdon ende të shërbejë si një referencë për të kuptuar rëndësinë shumë të madhe që ka ndërveprimi social në zhvillimin e njeriut.

Prej kësaj tragjedie të përjetuar nga një fëmijë, shkencëtarët u përpoqën të gjykonin lidhur me parimet e zhvillimit të njeriut në vetvete.

Disa nga përfundimet ishin këto:

1) Ka një periudhë kritike në të cilën mund të mësohet gjuha, pavarësisht predispozitës së lindur të njeriut për të folur. Nëse njeriu nuk nxitet/stimulohet të flasë deri në moshën 12 vjeçare, ai nuk do arrijë dot asnjëherë të flasë si bashkëmoshatarët, panvarësisht përpjekjeve.

2) Zhvillimit i njeriut është tërësor dhe, që të ndodhë në mënyrë të shëndetshme, duhet të stimulohen të gjitha shqisat.

Lexo edhe :  Kreshnik Spahiu: "Pronari" i djeshëm më kërkoi 20 mijë lekë borxh

3) Panvarësisht çdo predispozite të lindur, kontakti social është ai që vendos NËSE dhe SI këto predispozita do të kthehen në tipare të njeriut. Dhe me shumë sesa kontakti social, çelësi që çkyç gjenetikën e njeriut është marrëdhënia sociale, intensiteti, thellësia dhe vlera e saj për njeriun.

Me të drejtë ju (mbase) prisni që unë të heq një paralele midis kësaj ngjarjeje të rëndësishme në analet e shkencës së Psikologjisë dhe këtij IZOLIMI PANDEMIKIAN.

Unë përpiqem të jem e kujdesshme në trajtesa të bazuara mbi paralelizma, sepse përngjashmëria midis dy fenomeneve nuk do të mund të jetë në asnjë rast e plotë, sado të përpiqemi.
Dhe, në rastin në fjalë, do të ishte jo vetëm një guxim i tepruar, por edhe një gafë e rëndë shkencore të paralelizoja izolimin social të Xhinit dhe izolimin social tonin. Në të gjitha herët, përfundimi do të ishte që ndikimet negative të izolimit pandemikian tonit as nuk do t’i afroheshin vuajtjeve të Xhinit. Dhe këtë e kam të qartë si drita e diellit.

Ama, mendja më nxit të mendoj se, për aq kohë sa shkencëtarët, pasi studiuan rastin e Xhinit, arritën në përfundime për parimet e zhvillimit të njeriut në përgjithësi, mund të mendohet se si t’i përafrojmë ato përfundime për të kuptuar ndikimin e Izolimit Pandemikian në zhvillimin e një shoqërie.

Dhe, në mendjen time, është ravijëzuar një pyetje që nuk e hesht dot:
Nëse izolimi e pamundësoi në mënyrë të pakthyeshme Xhinin të fliste dhe të dashuronte, a do të bëhet shoqëria jonë pas këtij izolimi një SHOQËRI E PAGOJË dhe E PAAFTË TË DASHUROJË (të paktën jo aq sa ka mundur përpara se ky izolim të ndodhte)?

Miqësisht nga karantina,

Silva

Të fundit

Horoskopi ditor, 12 Gusht 2025

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me nervozizëm gjatë së cilës do ju duhet të debatoni me dikë, gjë...

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër, pasi vrau gruan e tij...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Lajme të tjera

Web TV